Pas një dominimi të gjatë të prerjeve të shkurtra si “bob”-i klasik apo ai italian, këtë verë po shfaqet një variant më i butë dhe më natyral: “draped bob”.
Kjo prerje është më e lehtë për t’u mbajtur, përshtatet me të gjitha llojet e flokëve dhe përfshin shtresa të lehta me balluke të hapura në formë perde që i japin fytyrës një pamje të freskët dhe të çlirët, shkruan Katror.info.

Sipas stilistit të famshëm Luke Hersheson, kjo prerje nuk kërkon përpjekje të mëdha për stilim dhe është ideale për ata që duan një ndryshim pa shumë angazhim.
E frymëzuar nga estetika franceze dhe pamjet si ato të Keira Knightley apo Elsa Hosk, “draped bob” është një stil që mund të duket si sapo je zgjuar – por në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nëse ke flokë me onde natyrale, mjafton një krem për tharje në ajër. Për flokë më të drejtë, mund të shtosh pak valë me një ondulues dhe më pas të krijosh teksturë me sprej ose shkumë. Pavarësisht teksturës së flokëve, kjo prerje mund të personalizohet për çdo stil dhe është shumë e lehtë për t’u rritur në gjatësi më të mëvonshme./Kator.info