Spanja është në proces të miratimit të një ligji që do të shkurtojë orët e punës javore nga 40 në 37.5, pa prekur pagat e punonjësve.
Kjo masë synon të përmirësojë balancën mes jetës profesionale dhe asaj private për rreth 12 milionë punonjës, të rrisë produktivitetin dhe të ulë stresin në punë, raportojnë mediat e huaja.
Pas një viti negociatash, më 20 dhjetor 2024, Ministria e Punës dhe sindikatat CCOO dhe UGT arritën një marrëveshje për këtë reformë, transmeton Katror.info.
Në shkurt 2025, Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin, i cili tani pritet të kalojë në Kuvend për miratim përfundimtar deri në fund të vitit .
Mbetet të shihet nëse projektligji për të ulur javën aktuale të punës nga 40 në 37.5 orë për mbi 12 milionë njerëz do të miratohet.
“Sot, ne po modernizojmë botën e punës dhe po i ndihmojmë njerëzit të jenë pak më të lumtur”, tha Ministrja e Punës Yolanda Díaz.
Spanja ka pasur një javë pune 40-orëshe që nga viti 1983, kur u reduktua nga 48 orë. /Katror.info
Përgatiti:
