Për të 17-ën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re.
Seanca do të nisë në ora 10:30, vetëm 48 orë pas asaj të fundit që u ndërpre pa rezultat.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi takime me liderët e partive parlamentare për të zgjidhur ngërçin politik të krijuar pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit, tre muaj pas zgjedhjeve. Megjithëse nuk u arrit një marrëveshje konkrete, Osmani vuri në dukje një vullnet minimal për zgjidhje dhe shprehu gatishmërinë për të kërkuar mendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse situata vazhdon të mbetet e paqartë.
Ndërkohë, BE-ja ka shprehur shqetësim për mungesën e përparimit në procesin e anëtarësimit të Kosovës, duke theksuar se aplikimi për anëtarësim ende nuk është shqyrtuar për shkak të komplikimeve politike të panevojshme nga disa shtete anëtare. /Katror.info
Përgatiti:
