Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar temperatura të larta në fundjavë, ku maksimalet do të shkojnë deri në 34 gradë Celsius, shkruan Katror.info.
IHK në njoftimin për media bëri të ditur se për të shtunën parashihet të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.
Ndërkaq, për të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.
Indeksi UV mbetet shumë i lartë, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe për një periudhë kohore./Katror.info