katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    OpenAI siguron një kontratë 200 milionë dollarëshe nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së
    9 hours ago
    Hapet regjistrimi për Konferencën Ndërkombëtare për Kërkime në Arsim në Prishtinë
    9 hours ago
    Rama, mirëpret delegacionin nga shteti i Iowa-s në SHBA
    9 hours ago
    QKMF-ja në Podujevë nis programin edukues për prindërit e rinj
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova dhe Hungaria me gatishmëri për kapituj të rinj në marrëdhëniet bilaterale
    3 hours ago
    Komuna dhe “Pastrimi” arrijnë marrëveshje për ndërprerje të grevës
    3 hours ago
    10 zona të reja detare hyjnë nën mbrojtje ndërkombëtare
    8 hours ago
    Mediat botërore bashkohen për veprim të përbashkët ndaj krizës klimatike
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Al Pacino në Vatikan: Një takim historik me Papën Leo XIV
    1 day ago
    Kryetari i Prishtinës i dhuron Shkodrës Elektronike “Hyjneshën në Fron”
    1 day ago
    Tranjerja gjermane që po ringjall traditën e kalërimit në Kosovë
    2 days ago
    Albania Guitar Festival sjell në Tiranë emra të muzikës klasike nga e gjithë Evropa
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    12 hours ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    12 hours ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    4 days ago
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    6 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    4 days ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    5 days ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    2 weeks ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    6 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    2 weeks ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    2 weeks ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Anëtarësimi në SEPA pritet t’i sjellë Kosovës mbi 55 milionë euro përfitime vjetore
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Anëtarësimi në SEPA pritet t’i sjellë Kosovës mbi 55 milionë euro përfitime vjetore

Last updated: 17/06/2025 11:39 AM
12 Shikime
Shpërndaje
Foto: EO

Këshilli Kombëtar i Pagesave, nën organizimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), mbajti takimin e parë për vitin 2025, ku u theksua përkushtimi institucional për përfshirje financiare, transformim digjital dhe përgatitje për anëtarësim në Zonën SEPA, raporton Ekonomia Online.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, tha se anëtarësimi në SEPA do të sjellë përfitime vjetore mbi 55 milionë euro, ndërsa BQK-ja po ndërton infrastrukturë moderne për pagesa të menjëhershme dhe qasje në platformat si Apple Pay dhe PayPal.

“Një ndër prioritetet tona kyçe mbetet përgatitja për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro – SEPA. Këtë proces nuk e shohim vetëm si një reformë teknike, por si një transformim të thellë strukturor, në përputhje me vizionin tonë për integrim evropian dhe rritje të konkurrueshmërisë ekonomike. Në këtë drejtim, kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm: Kuvendi ka miratuar tri ligje thelbësore për sistemin bankar, shërbimet e pagesave dhe parandalimin e pastrimit të parave, ndërsa BQK ka nxjerrë 20 akte nënligjore për të siguruar përputhshmëri me standardet e BE-së. Më 20 dhjetor të vitit të kaluar, kemi dorëzuar aplikimin preliminar për anëtarësim në SEPA dhe jemi të angazhuar intensivisht në grupe punuese rajonale dhe evropiane për të mundësuar qasjen e bankave dhe institucioneve financiare jo-bankare në skemat SEPA dhe për të ulur kostot e transfereve ndërkufitare”, tha ai.

Mundesh me e lexu edhe…

Ekipa e klubit Drita

Drita përballë kampionit të Luksemburgut

Guvernatori Ismaili tha po ashtu se sipas vlerësimeve aktuale, anëtarësimi në SEPA pritet të sjellë mbi 55 milionë euro përfitime vjetore për qytetarët dhe bizneset e Kosovës përmes uljes së kostove të transfereve, rritjes së efikasitetit dhe përmirësimit të kushteve për eksportuesit dhe sektorin privat.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në përputhje me këtë vizion, jemi të përkushtuar edhe në ndërtimin e një sistemi modern të pagesave të menjëhershme, sistemin e pagesave të shpejta TIPS Clone, që përbën një komponentë të rëndësishme të ekosistemit të pagesave, ku në këtë drejtim, kemi nënshkruar Letër Qëllimin me Bankën e Italisë. Po ashtu, jemi të angazhuar në grupe punuese teknike dhe drejtuese për të shqyrtuar shërbime shtesë si përdorimi i QR kodeve, kërkesa për pagesë (ang. Request to Pay) dhe përdorimi i identifikuesve alternativë si dhe përzgjedhjen e rrjeteve teknologjike si SWIFT apo Nexi.

Për të përkrahur këtë transformim, BQK ka ndërmarrë disa masa konkrete. Kemi zbatuar standardin IBAN për të gjitha institucionet jobankare, kemi miratuar udhëzues për standardizimin e QR kodeve, kemi integruar Regjistrin e Llogarive dhe atë të Kredive me platformën qeveritare e-Kosova në bashkëpunim me ASHI-në si dhe kemi arritur marrëveshje me Fondin e Kursimeve Pensionale për lidhjen e sistemeve të tij me Regjistrin e Llogarive”, tha Ismaili.

Ai tha se njëkohësisht, janë duke punuar vazhdimisht edhe për mundësimin e qasjes në platforma globale të pagesave digjitale si Apple Pay dhe PayPal.

“Në të njëjtën kohë, mbështetja nga partnerët tanë ndërkombëtarë ka qenë e pazëvendësueshme. Bashkëpunimi me IFC-në është në funksion të mbështetjes për promovimin e bankingut të hapur, sandbox-ve rregullatore dhe mbështetjes nga BQK në ndërtimin e qendrave të inovacionit digjital. Ndërkohë, partneriteti me Bankën Botërore ka kontribuar në modernizimin e kornizës ligjore dhe rregullative, si dhe ndihmës në vijim për avancimin e infrastrukturës teknike, për të cilin jemi mirënjohës dhe falënderues”, tha Ismajli.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se digjitalizimi i pagesave do të ulë kostot për qytetarët dhe do të ndihmojë në luftimin e ekonomisë informale.

“Synimi ynë është që të gjejmë një zgjidhje të pagesave. Qysh në kohët e mëhershme janë bërë këmbimi mall me mall deri tek paratë fizike dhe shërbejnë për të lehtësuar këmbimin e shërbimeve. Tani jemi në fazën tjetër që është digjitalizimi i pagesave, që të mundëson shërbimi i këmbimit të mallrave. Shpejtësia e parasë me digjitalizim mund të rris ekonominë. Tek digjitalizimi avantazhet janë pothuajse të qarta, fillimisht tek paratë fizike kemi kosto, kemi edhe problemin e përdorimit të parave të falsifikuara që është përdorim tejet i madh. Është edhe çështja e formalizimit të shpëlarjes së parasë dhe është më e lehtë të parandalohen këto aktivitete të paligjshme. Të sigurohemi që të gjejmë zgjidhje, por edhe përmban kosto të ulët për përdoruesit. Synimi ynë është që kosto e transaksionit të jetë sa më i ulët. Këtë e kemi dëshmuar edhe me iniciativat për digjitalizim nga vetë qeveria, por edhe me projektin e fundit”, tha Murati.

Në këtë takim u vu në pah edhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë si IFC dhe Banka Botërore për modernizimin e sistemit të pagesave në Kosovë./EO/Katror.info

TAGGED:BQKKosovalajme të miraperfitimet vjetoreSEPAtophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Sot në Prishtinë diskutohet roli i shoqërisë civile dhe biznesit në ekonomi qarkore
Artikulli i ardhshëm Hungaria bën përgatitjet finale për pritjen e presidentes Osmani

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Kosova dhe Hungaria me gatishmëri për kapituj të rinj në marrëdhëniet bilaterale

14 Shikime
Lajme të mira

Komuna dhe “Pastrimi” arrijnë marrëveshje për ndërprerje të grevës

7 Shikime
Lajme të mira

10 zona të reja detare hyjnë nën mbrojtje ndërkombëtare

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?