Është hapur zyrtarisht regjistrimi për Konferencën Ndërkombëtare për Kërkime në Arsim – KICER 2025, e cila do të mbahet në Prishtinë nga data 26 deri më 28 qershor 2025.
Ngjarja, e organizuar nga Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës, do të sjellë bashkë studiues, mësimdhënës, dhe politikbërës vendorë e ndërkombëtarë, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe ideve rreth transformimit të arsimit përmes hulumtimit dhe inovacionit.
Në kuadër të konferencës do të mbahen sesione tematike që trajtojnë fusha si: përgatitja e mësimdhënësve, praktikat inovative arsimore, zhvillimi i shkollave, arsimi gjithëpërfshirës, kompetencat profesionale të mësimdhënësve dhe inovacioni digjital. Gjithashtu, konferenca do të mirëpresë folës të njohur ndërkombëtarë, të cilët do të ofrojnë perspektiva të reja për zhvillimin e sistemit arsimor.
Agjenda e plotë e konferencës është publikuar online dhe mund të shikohet në uebfaqen zyrtare të Fakultetit të Edukimit: Kliko këtu për agjendën.
Pjesëmarrësit e interesuar mund të regjistrohen përmes kësaj forme online./Katror.info