Filmi “Krahët e Punëtorëve” me regji të Ilir Hasanajt është shpërblyer me Çmimin e Parë në kategorinë zyrtare të filmave të shkurtër dhe të metrazhit të mesëm në edicionin e vitit 2025 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut – FICDH, që mbahet në Argjentinë, shkruan Katror.info.
Qendra Kinematografike e Kosovës ka reaguar duke theksuar rëndësinë e këtij vlerësimi, veçanërisht për faktin se filmi trajton me ndjeshmëri përvojat dhe sfidat e punëtorëve të krahut në sistemin socio-ekonomik të rajonit tonë.
Juria e festivalit e ka cilësuar filmin si një vepër që dallohet për ndjeshmërinë, bukurinë vizuale, dhe mesazhin e fuqishëm në mbështetje të të drejtave dhe dinjitetit të punëtorëve.
Ky çmim përforcon suksesin ndërkombëtar të filmit dhe është një arritje e re për kinematografinë kosovare në skenën globale./Katror.info