Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, me mundësi për vranësira të përkohshme, veçanërisht në zonat malore, ku nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara shiu.
Temperaturat minimale pritet të jenë nga 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 26 dhe 28°C, sipas të dhënave të fundit meteorologjike.
Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me një shpejtësi që varion nga 1 deri në 7 metra për sekondë. Indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet kujdes i shtuar gjatë ekspozimit në diell./Katror.info