Festivali Mural Fest Kosova është në përfundim të një tjetër projekti kreativ në qytetin e Ferizajt. Nënkalimet e reja që po pikturohen nga artistët pjesëmarrës pritet të përfundojnë shumë shpejt dhe do t’i hapen qytetarëve së shpejti.
Sipas organizatorëve të Mural Fest, artistët kanë punuar pa ndërprerje për të sjellë vepra artistike mbresëlënëse dhe për të shtuar edhe më shumë ngjyra në hapësirat publike të Ferizajt.
“Jemi shumë afër përfundimit të nënkalimeve të reja që shumë shpejt do t’i jenë në dispozicion qytetit! Artistët tanë kanë punuar pa pushim për të krijuar vepra të mrekullueshme,” thuhet në njoftimin e Mural Fest Kosova.
Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për ta bërë Ferizajn një qytet më të gjallë, më kreativ dhe më të afërt me artin urban./Katror.info