Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka hapur thirrjen për aplikim në Shkollën Verore 2025, e cila do të zhvillohet nga 21 korriku deri më 1 gusht në ambientet e këtij institucioni arsimor, shkruan Katror.info.
Thirrja është e hapur për studentë dhe staf akademik nga Kosova dhe vende të tjera të botës, të cilët janë të interesuar të thellojnë njohuritë e tyre përmes ligjëratave, punëtorive praktike dhe aktiviteteve kulturore, mbi tema me rëndësi globale dhe rajonale.
Shkolla Verore synon të ofrojë një përvojë ndërdisiplinare dhe ndërkulturore, duke krijuar mundësi për bashkëpunim akademik dhe shkëmbim idesh mes pjesëmarrësve nga kontekste të ndryshme.
Afati për aplikim është deri më 30 qershor 2025./Katror.info.