Sot është Dita Ndërkombëtare e Grave në Diplomaci. Përfaqësimi i femrave në misionet diplomatike vazhdon të mbetet më i vogël se meshkujt, veçanërisht në pozicionet e rangut të lartë.
Përkundër angazhimeve globale për barazinë gjinore, gratë mbeten dukshëm të nënpërfaqësuara në diplomaci dhe udhëheqje politike, me tendencat e fundit që tregojnë regres shqetësues.
Historikisht, diplomacia ka qenë pronë e burrave, por OKB thotë se, është koha për të njohur dhe festuar mënyrat në të cilat gratë po thyejnë barrierat dhe po bëjnë ndryshim në fushën e diplomacisë.
Që nga viti 2014, 143 vende garantuan barazinë midis burrave dhe grave në kushtetutat e tyre; 52 vende të tjera ende nuk e kanë bërë këtë angazhim të rëndësishëm.
Ndërmjet viteve 1992 dhe 2019, gratë përfaqësonin 13% të negociatorëve, 6% të ndërmjetësve dhe 6% të nënshkruesve në proceset e paqes në mbarë botën.
Në janar të këtij viti, vetëm 25 vende kishin një kryetare shteti ose qeverie femër.
Gratë përbëjnë 22,9% të ministrave të kabinetit në mbarë botën, me nënpërfaqësim në fusha kyçe si punët e jashtme dhe mbrojtja.
Që nga viti 2024, gratë përbënin vetëm 21% të përfaqësuesve të përhershëm të OKB-së, ndërkohë që prej vitit 1947, vetëm 7% të të gjithë ambasadorëve kanë qenë gra dhe 73 vende nuk kanë emëruar kurrë një përfaqësuese femër./atsh/Katror.info.