Përfaqësuesja e Kosovës në pingpong ka udhëtuar drejt Greqisë për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik për të Rinj, “Balkan Youth Table Tennis Championship 2025”, i cili po mbahet në qytetin Orestiada, nga data 24 deri më 28 korrik, shkruan Katror.info.
Në këtë kampionat të rëndësishëm rajonal, i cili organizohet si për femra ashtu edhe për meshkuj, Kosova po përfaqësohet nga sportistë të rinj e të talentuar.
Trajnerët Ardian Lamaxhema, Feat Osmani dhe Skender Ramadani kanë përzgjedhur këta sportistë:
Në kategorinë e femrave: Lenë Osmani, Taibe Ruli, Anisa Domaniku, Amra Gashi, Jona Hashani dhe Vlera Beqa.
Në kategorinë e meshkujve: Andis Qeku, Olti Behluli, Adriatik Maloku, Arti Karabaxhaku, Rejan Krasniqi dhe Muhammet Mudut.
Sportistët janë të shoqëruar nga nënkryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës (FPPK), Qamil Vishaj, dhe drejtori i përfaqësueses, Petrit Drenica./Katror.info