Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në pjesën e dytë të ditës, vranësirat pritet të shtohen dhe në disa zona mund të krijojnë kushte për stuhi afatshkurtra.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18°C, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 34°C. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë, nga veriperëndimi dhe verilindja./Katror.info