Fondacioni Jahjaga ka nisur përgatitjet për një konferencë ndërkombëtare që synon të mbledhë bashkë liderë globalë dhe gra të shquara për të hartuar politika gjithëpërfshirëse në fushën e paqes dhe sigurisë.
Konferenca do të zhvillohet nën udhëheqjen e Institutit Jahjaga për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (JWPSI), dhe ka për qëllim të krijojë një platformë të fuqishme ku bashkohen ide, njerëz dhe veprime për ndryshime reale.
Në këtë kuadër, është hapur thirrja për angazhimin e një Koordinatori/eje të Konferencës, që do të ketë rol kyç në organizimin dhe menaxhimin e këtij eventi të nivelit të lartë. Kandidatët e interesuar duhet të kenë përvojë në menaxhimin e ngjarjeve, ide strategjike dhe përkushtim ndaj barazisë gjinore.
Aplikimet mund të dërgohen deri më 25 korrik 2025 në adresën: [email protected].
Për më shumë informacione: Kliko këtu