Mirë se vini në edicionin e 20-të të “5 Good News”!
Qershori nisi me energji të mirë – dhe po përmbyllet edhe më fuqishëm!
Në këtë javë të fundit të muajit, Kosova është gjallëruar me suksese në art, kulturë, inovacion, sport dhe përfaqësim qytetar – të gjitha dëshmi të një shoqërie që, përkundër sfidave, nuk rresht së krijuari, arritur dhe inspiruar.
Në skenën ndërkombëtare, aktorja Gresa Pallaska u shpërblye me çmimin “Aktorja më e mirë” në Madrid International Film Festival, një vlerësim i rëndësishëm për kinematografinë dhe talentin nga Kosova. Ndërkohë, në Ferizaj, Mural Fest solli jetë dhe ngjyra të reja në hapësirat publike, falë kreativitetit të të rinjve të apasionuar pas artit dhe qytetit të tyre.
Risia dhe përkushtimi i të rinjve tanë u dëshmua edhe përtej oqeanit – ekipi i Kosovës fitoi medalje të arta në garën ndërkombëtare të inovacionit në SHBA, duke treguar se idetë e mëdha nuk kanë kufij. Po kaq mbresëlënës është fakti që anijet po prodhohen në Kosovë – një realitet që pak e dinin, por që tashmë po kthehet në shembull të inovacionit industrial, me mbështetje edhe nga vetë Presidentja e vendit.
Në Gjakovë, zëri i ndryshimit për qasje të barabartë në hapësirat publike vjen përmes Mark Pjetraj, një i ri që po sfidon paragjykimet dhe po krijon hapësira gjithëpërfshirëse. Në të njëjtën kohë, 350 rekrutë të rinj dhanë betimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke i dhënë vendit energji të reja në shërbim dhe mbrojtje.
Krenaria për kulturën dhe artin vendor po vazhdon me përmasat e një ngjarjeje të rëndësishme siç është Dokufest, që këtë vit vjen më i fortë se kurrë, me 99 filma garues nga e gjithë bota, edhe përkundër kohëve të trazuara. Ndërkohë, sporti po shkëlqen në horizontin ndërkombëtar – Federata Evropiane e Pingpongut (ETTU) e ka cilësuar Prishtina Open 2025 si ngjarjen më të madhe të këtij lloji në rajon.
Dhe për ta përmbyllur këtë përmbledhje të bukur me një lajm që na bën veçanërisht krenarë: themeluesi i platformës sonë, Katror Media, është zgjedhur udhëheqës i Rotary Club Prishtina Ulpiana për këtë vit, një nder që reflekton angazhimin e vazhdueshëm për shërbim dhe lidership qytetar.
Kjo javë na kujtoi se çdo përpjekje, çdo iniciativë, çdo ëndërr – sado e vogël – mund të bëhet realitet, dhe se Kosova ka me të vërtetë shumë për të treguar!
Lexoni më poshtë pesë prej lajmeve që kemi përzgjedhur për këtë javë:
350 zëra të rinj për një Kosovë më të sigurt!
Kjo javë nisi me një ceremoni të veçantë në Ferizaj, ku 350 rekrutë të rinj dhanë betimin për t’i shërbyer Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Në prani të krerëve institucionalë dhe familjarëve krenarë, gjenerata 02/2025 u certifikua në një ngjarje që shënon më shumë sesa një diplomim – ajo dëshmon përkushtimin e një brezi të ri ndaj vendit dhe paqes.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti theksoi se FSK-ja po ecën me hapa të mëdhenj drejt profesionalizmit dhe multietnicitetit, ndërkohë që mbi 2700 ushtarë janë rekrutuar dhe mbi 300 milionë euro janë investuar në katër vitet e fundit. Ai u shpreh se Kosova sot nuk është më një vend i pambrojtur, por një shtet me një ushtri të re, të fortë, të përgatitur dhe krenare, e përfaqësuar nga të rinj e të reja që mbajnë uniformën me shqiponjën në krah.
“Të dashur ushtarë, me betimin tuaj nga sot po hapni një etapë të re të jetës në shërbim të vendit dhe e di mirë se nuk është e lehtë pesha e uniformës të cilën e bartni me nder, por pikërisht përballë vështirësive vlerësohet madhështia e njeriut. Të zgjohesh çdo mëngjes me këtë mision në mendje e me atë pasion në zemër është vërtetë fisnike. Është ndjenjë e mirë t’i përkushtohesh diçkaje më të madhe se vetja, andaj çmoj lartë investimit tuaj shpirtëror, gatishmërinë tuaj për t’iu përkushtuar me jetë atdheut tonë, për të siguruar jetën e qytetarëve tanë dhe të ardhmen e rinisë e të fëmijëve, dëshmi kjo e një zemre të fortë dhe karakteri vetëmohues”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ceremonia ishte edhe një homazh për përkushtimin, vullnetin dhe idealet e atyre që zgjedhin t’i shërbejnë diçkaje më të madhe se vetja. Me këtë hap të ri, FSK-ja forcohet, dhe me të edhe vetë ndjenja jonë e sigurisë, krenarisë dhe sovranitetit.

Shfleto artikullin e plotë këtu!
Kosova që prodhon anije? Po, dhe është gati për botën!
Kush do ta kishte menduar? Në Prizren, në zemër të Kosovës, një fabrikë vendore po bën bujë me atë që krijon: vetura sportive elitare, anije dhe jahte moderne, të gjitha të prodhuara nga “Koshi Group” – krenarisht Made in Kosova.

Këtë javë, Presidentja Vjosa Osmani vizitoi këtë ndërmarrje novatore dhe e quajti suksesin e tyre një shembull frymëzues të mjeshtërisë dhe inovacionit kosovar.
“Kur talenti bashkohet me punën dhe përkushtimin, nuk ka kufi për atë që mund të arrihet,” u shpreh ajo.

Koshi Group nuk është vetëm një emër në industrinë vendore – është një dritare drejt tregut global, duke treguar se kreativiteti dhe cilësia nga Kosova mund të konkurrojnë në çdo port të botës. Ky lajm nuk është vetëm interesant – është simbolik: Kosova po lundron drejt së ardhmes, me anije të veta.
Për më shumë rreth këtij suksesi, mund të lexoni artikullin e plotë n’Katror.
Një rol, një çmim, një emër: Gresa Pallaska triumfuese në Madrid!
Një tjetër sukses i madh për artin shqiptar dhe një fitore e madhe për kinemanë e angazhuar: aktorja kosovare Gresa Pallaska është nderuar me çmimin “Aktorja më e Mirë” në festivalin ndërkombëtar të filmit Imagineindia IFF në Madrid, për rolin e saj të fuqishëm në filmin “Pikë Uji”.
Në këtë film me skenar dhe regji nga Robert Budina, Pallaska luan rolin kompleks të Aidës – një nënë dhe zyrtare bashkie që përballet me dilema të rënda morale dhe familjare. Interpretimi i saj emocional, i ndjeshëm dhe i vërtetë ka lënë mbresë te publiku dhe juria, duke e bërë atë fituese të një prej çmimeve më prestigjioze të festivalit.

Filmi “Pikë Uji”, i cili është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për çmimin Oscar, është një bashkëprodhim që përfshin Shqipërinë, Kosovën, Italinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë – dhe është vlerësuar për temën që trajton, si dhe për realizimin e tij artistik.

Ky çmim për Pallaskën nuk është vetëm një vlerësim personal, por edhe një njohje ndërkombëtare për përfaqësimin e denjë të grave aktore nga Kosova në skenat botërore, për kinemanë që guxon të prekë tema të ndjeshme dhe për talentin që lind në këtë vend.
Gresa Pallaska vazhdon të jetë një prej figurave më të spikatura dhe të angazhuara në skenën artistike shqiptare, ndërsa roli i saj në “Pikë Uji” e fuqizon edhe më shumë si një nga aktoret më të vlerësuara dhe me ndikim të kohës sonë.
Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!
Në vijim të lajmeve të mira të kësaj jave, ne ndalemi te një ngjarje që flet për lidership dhe angazhim qytetar në nivel lokal, por me ndikim të gjerë:
Muhamet Jashanica, themeluesi i Katror Media, nis një kapitull të ri si udhëheqës i Rotary Prishtina Ulpiana
Më 25 qershor, në një ceremoni zyrtare, presidenti në largim Endrit Hasani i dorëzoi çekanin e drejtimit Jashanicës, duke hapur kështu një kapitull të ri për klubin dhe komunitetin e kryeqytetit. Me energji dhe vizion të ri, presidenti Jashanica theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, angazhimit dhe shërbimit për të fuqizuar shoqërinë tonë përmes projekteve me ndikim real.

“Rotary është një koncept i bashkimit të ideve dhe energjive për të shërbyer dhe për të realizuar projekte që shkojnë në të mirë të komunitetit. Jam i lumtur që Bordi dhe miqtë në RCPU kanë besuar në mua me detyrën që më është dhënë – udhëheqjen e Klubit Prishtina Ulpiana për vitin rotarian 2025/26. Bashkë me sekretaren Urata, por edhe me të gjithë miqtë në organizatën tonë, do të mund të vazhdojmë shumë nisma unike që tashmë janë bërë tradicionale, si dhe të shtojmë punën e projekteve në të mirë të shoqërisë nga Klubi i Kryeqytetit,” ka deklaruar Jashanica.

Ky moment i rëndësishëm u përforcua edhe me emërimin e Urata Shuletës si Sekretare e re të klubit, një pozicion kyç për koordinimin dhe funksionimin e aktiviteteve të përditshme.
Me një ekip të përkushtuar dhe lidership të ri, Rotary Club Prishtina Ulpiana është gati të vazhdojë rrugën e tij në shërbim të komunitetit dhe promovim të vlerave universale të Rotary International.
Artikullin e plotë mundesh me lexu n’Katror.
“Prishtina Open 2025” u vlerësua nga Unioni Evropian i Pingpongut (ETTU) si ngjarja më e madhe e këtij lloji në rajon!
Për tri ditë radhazi, Prishtina u shndërrua në qendrën e pingpongut evropian, me pjesëmarrjen e 275 lojtarëve nga mbi 25 shtete, organizim të përkryer dhe atmosferë që nuk i mungoi as emocionit, as dinamikës. Nga përballjet simbolike mes brezave – një pesëvjeçar dhe një 80-vjeçar – deri te fitoret e sportistëve tanë të rinj, ky edicion përforcoi rolin e Kosovës si nikoqire dinjitoze e sportit ndërkombëtar.
Shumë kampionë u shpallën në kategori të ndryshme, por fituesi i vërtetë mbeti fryma e bashkimit përmes sportit, përkushtimi i organizatorëve dhe vlerësimi ndërkombëtar që ngre lart emrin e Prishtinës në hartën e ngjarjeve sportive të nivelit të lartë.

“Prishtina Open është më shumë se një turne, është një festë e miqësisë ndërkombëtare, zhvillimit të rinisë dhe frymës sportive të Kosovës. Vit pas viti, jemi krenarë që bashkojmë atletë nga e gjithë bota dhe ngremë standardet e pingpongut në vendin tonë, dhe mezi presim që në 2026 ta kami POTTIT me pikë ETTU,” tha Kastriot Orana, kreu i KPP “Priping” dhe organizatori kryesor i turneut Prishtina Open.

Ky turne nuk ishte vetëm një garë – ishte një dëshmi se Kosova di të organizojë, të mikpresë dhe të inspirojë. Me sportin si gjuhë të përbashkët, Prishtina tregoi se është gati për më shumë: për sfida më të mëdha, për suksese më të thella dhe për vendin që e meriton në skenën ndërkombëtare.

Edhe këtë javë, përmes zhvillimeve në kulturë, inovacion, sport dhe shoqëri, u dëshmua se në Kosovë po ndërtohen histori që meritojnë të ndahen. Nga suksesi i të rinjve, tek arritjet ndërkombëtare dhe përkushtimi për komunitetin – këto janë lajmet që japin kuptim një përmbylljeje të mirë të muajit qershor dhe një nisjeje me motivim për muajin që po vjen.
Le të frymëzohemi nga këto lajme, sepse e mira në Kosovë nuk është thjesht rastësi, por rezultat i punës dhe besimit të palëkundur.
Me mirënjohje për çdo hap tuajin drejt informimit dhe vlerësimit të së mirës, ju falënderojmë që na lexuat dhe që jeni pjesë e “5 Good News”.
Vazhdojmë së bashku të ndajmë lajmet që inspirojnë.
Me ju pranë,
Ekipi i Katror Media :). /Katror.info
Contents
Mirë se vini në edicionin e 20-të të “5 Good News”!Qershori nisi me energji të mirë – dhe po përmbyllet edhe më fuqishëm!Në këtë javë të fundit të muajit, Kosova është gjallëruar me suksese në art, kulturë, inovacion, sport dhe përfaqësim qytetar – të gjitha dëshmi të një shoqërie që, përkundër sfidave, nuk rresht së krijuari, arritur dhe inspiruar.Në skenën ndërkombëtare, aktorja Gresa Pallaska u shpërblye me çmimin “Aktorja më e mirë” në Madrid International Film Festival, një vlerësim i rëndësishëm për kinematografinë dhe talentin nga Kosova. Ndërkohë, në Ferizaj, Mural Fest solli jetë dhe ngjyra të reja në hapësirat publike, falë kreativitetit të të rinjve të apasionuar pas artit dhe qytetit të tyre.Risia dhe përkushtimi i të rinjve tanë u dëshmua edhe përtej oqeanit – ekipi i Kosovës fitoi medalje të arta në garën ndërkombëtare të inovacionit në SHBA, duke treguar se idetë e mëdha nuk kanë kufij. Po kaq mbresëlënës është fakti që anijet po prodhohen në Kosovë – një realitet që pak e dinin, por që tashmë po kthehet në shembull të inovacionit industrial, me mbështetje edhe nga vetë Presidentja e vendit.Në Gjakovë, zëri i ndryshimit për qasje të barabartë në hapësirat publike vjen përmes Mark Pjetraj, një i ri që po sfidon paragjykimet dhe po krijon hapësira gjithëpërfshirëse. Në të njëjtën kohë, 350 rekrutë të rinj dhanë betimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke i dhënë vendit energji të reja në shërbim dhe mbrojtje.Krenaria për kulturën dhe artin vendor po vazhdon me përmasat e një ngjarjeje të rëndësishme siç është Dokufest, që këtë vit vjen më i fortë se kurrë, me 99 filma garues nga e gjithë bota, edhe përkundër kohëve të trazuara. Ndërkohë, sporti po shkëlqen në horizontin ndërkombëtar – Federata Evropiane e Pingpongut (ETTU) e ka cilësuar Prishtina Open 2025 si ngjarjen më të madhe të këtij lloji në rajon.Dhe për ta përmbyllur këtë përmbledhje të bukur me një lajm që na bën veçanërisht krenarë: themeluesi i platformës sonë, Katror Media, është zgjedhur udhëheqës i Rotary Club Prishtina Ulpiana për këtë vit, një nder që reflekton angazhimin e vazhdueshëm për shërbim dhe lidership qytetar.Kjo javë na kujtoi se çdo përpjekje, çdo iniciativë, çdo ëndërr – sado e vogël – mund të bëhet realitet, dhe se Kosova ka me të vërtetë shumë për të treguar!Lexoni më poshtë pesë prej lajmeve që kemi përzgjedhur për këtë javë:350 zëra të rinj për një Kosovë më të sigurt!Kjo javë nisi me një ceremoni të veçantë në Ferizaj, ku 350 rekrutë të rinj dhanë betimin për t’i shërbyer Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Në prani të krerëve institucionalë dhe familjarëve krenarë, gjenerata 02/2025 u certifikua në një ngjarje që shënon më shumë sesa një diplomim – ajo dëshmon përkushtimin e një brezi të ri ndaj vendit dhe paqes.Kryeministri në detyrë Albin Kurti theksoi se FSK-ja po ecën me hapa të mëdhenj drejt profesionalizmit dhe multietnicitetit, ndërkohë që mbi 2700 ushtarë janë rekrutuar dhe mbi 300 milionë euro janë investuar në katër vitet e fundit. Ai u shpreh se Kosova sot nuk është më një vend i pambrojtur, por një shtet me një ushtri të re, të fortë, të përgatitur dhe krenare, e përfaqësuar nga të rinj e të reja që mbajnë uniformën me shqiponjën në krah.“Të dashur ushtarë, me betimin tuaj nga sot po hapni një etapë të re të jetës në shërbim të vendit dhe e di mirë se nuk është e lehtë pesha e uniformës të cilën e bartni me nder, por pikërisht përballë vështirësive vlerësohet madhështia e njeriut. Të zgjohesh çdo mëngjes me këtë mision në mendje e me atë pasion në zemër është vërtetë fisnike. Është ndjenjë e mirë t’i përkushtohesh diçkaje më të madhe se vetja, andaj çmoj lartë investimit tuaj shpirtëror, gatishmërinë tuaj për t’iu përkushtuar me jetë atdheut tonë, për të siguruar jetën e qytetarëve tanë dhe të ardhmen e rinisë e të fëmijëve, dëshmi kjo e një zemre të fortë dhe karakteri vetëmohues”, u shpreh kryeministri Kurti.Ceremonia ishte edhe një homazh për përkushtimin, vullnetin dhe idealet e atyre që zgjedhin t’i shërbejnë diçkaje më të madhe se vetja. Me këtë hap të ri, FSK-ja forcohet, dhe me të edhe vetë ndjenja jonë e sigurisë, krenarisë dhe sovranitetit.Shfleto artikullin e plotë këtu!Kosova që prodhon anije? Po, dhe është gati për botën!Kush do ta kishte menduar? Në Prizren, në zemër të Kosovës, një fabrikë vendore po bën bujë me atë që krijon: vetura sportive elitare, anije dhe jahte moderne, të gjitha të prodhuara nga “Koshi Group” – krenarisht Made in Kosova.Këtë javë, Presidentja Vjosa Osmani vizitoi këtë ndërmarrje novatore dhe e quajti suksesin e tyre një shembull frymëzues të mjeshtërisë dhe inovacionit kosovar.“Kur talenti bashkohet me punën dhe përkushtimin, nuk ka kufi për atë që mund të arrihet,” u shpreh ajo.Koshi Group nuk është vetëm një emër në industrinë vendore – është një dritare drejt tregut global, duke treguar se kreativiteti dhe cilësia nga Kosova mund të konkurrojnë në çdo port të botës. Ky lajm nuk është vetëm interesant – është simbolik: Kosova po lundron drejt së ardhmes, me anije të veta.Për më shumë rreth këtij suksesi, mund të lexoni artikullin e plotë n’Katror.Një rol, një çmim, një emër: Gresa Pallaska triumfuese në Madrid!Një tjetër sukses i madh për artin shqiptar dhe një fitore e madhe për kinemanë e angazhuar: aktorja kosovare Gresa Pallaska është nderuar me çmimin “Aktorja më e Mirë” në festivalin ndërkombëtar të filmit Imagineindia IFF në Madrid, për rolin e saj të fuqishëm në filmin “Pikë Uji”.Në këtë film me skenar dhe regji nga Robert Budina, Pallaska luan rolin kompleks të Aidës – një nënë dhe zyrtare bashkie që përballet me dilema të rënda morale dhe familjare. Interpretimi i saj emocional, i ndjeshëm dhe i vërtetë ka lënë mbresë te publiku dhe juria, duke e bërë atë fituese të një prej çmimeve më prestigjioze të festivalit.Filmi “Pikë Uji”, i cili është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për çmimin Oscar, është një bashkëprodhim që përfshin Shqipërinë, Kosovën, Italinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë – dhe është vlerësuar për temën që trajton, si dhe për realizimin e tij artistik.Ky çmim për Pallaskën nuk është vetëm një vlerësim personal, por edhe një njohje ndërkombëtare për përfaqësimin e denjë të grave aktore nga Kosova në skenat botërore, për kinemanë që guxon të prekë tema të ndjeshme dhe për talentin që lind në këtë vend.Gresa Pallaska vazhdon të jetë një prej figurave më të spikatura dhe të angazhuara në skenën artistike shqiptare, ndërsa roli i saj në “Pikë Uji” e fuqizon edhe më shumë si një nga aktoret më të vlerësuara dhe me ndikim të kohës sonë.Kutia jonë e lajmeve të mira e ka këtë histori – mos e le pa lexu:)!Në vijim të lajmeve të mira të kësaj jave, ne ndalemi te një ngjarje që flet për lidership dhe angazhim qytetar në nivel lokal, por me ndikim të gjerë:Muhamet Jashanica, themeluesi i Katror Media, nis një kapitull të ri si udhëheqës i Rotary Prishtina UlpianaMë 25 qershor, në një ceremoni zyrtare, presidenti në largim Endrit Hasani i dorëzoi çekanin e drejtimit Jashanicës, duke hapur kështu një kapitull të ri për klubin dhe komunitetin e kryeqytetit. Me energji dhe vizion të ri, presidenti Jashanica theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, angazhimit dhe shërbimit për të fuqizuar shoqërinë tonë përmes projekteve me ndikim real.“Rotary është një koncept i bashkimit të ideve dhe energjive për të shërbyer dhe për të realizuar projekte që shkojnë në të mirë të komunitetit. Jam i lumtur që Bordi dhe miqtë në RCPU kanë besuar në mua me detyrën që më është dhënë – udhëheqjen e Klubit Prishtina Ulpiana për vitin rotarian 2025/26. Bashkë me sekretaren Urata, por edhe me të gjithë miqtë në organizatën tonë, do të mund të vazhdojmë shumë nisma unike që tashmë janë bërë tradicionale, si dhe të shtojmë punën e projekteve në të mirë të shoqërisë nga Klubi i Kryeqytetit,” ka deklaruar Jashanica.Ky moment i rëndësishëm u përforcua edhe me emërimin e Urata Shuletës si Sekretare e re të klubit, një pozicion kyç për koordinimin dhe funksionimin e aktiviteteve të përditshme.Me një ekip të përkushtuar dhe lidership të ri, Rotary Club Prishtina Ulpiana është gati të vazhdojë rrugën e tij në shërbim të komunitetit dhe promovim të vlerave universale të Rotary International.Artikullin e plotë mundesh me lexu n’Katror.“Prishtina Open 2025” u vlerësua nga Unioni Evropian i Pingpongut (ETTU) si ngjarja më e madhe e këtij lloji në rajon!Për tri ditë radhazi, Prishtina u shndërrua në qendrën e pingpongut evropian, me pjesëmarrjen e 275 lojtarëve nga mbi 25 shtete, organizim të përkryer dhe atmosferë që nuk i mungoi as emocionit, as dinamikës. Nga përballjet simbolike mes brezave – një pesëvjeçar dhe një 80-vjeçar – deri te fitoret e sportistëve tanë të rinj, ky edicion përforcoi rolin e Kosovës si nikoqire dinjitoze e sportit ndërkombëtar.Shumë kampionë u shpallën në kategori të ndryshme, por fituesi i vërtetë mbeti fryma e bashkimit përmes sportit, përkushtimi i organizatorëve dhe vlerësimi ndërkombëtar që ngre lart emrin e Prishtinës në hartën e ngjarjeve sportive të nivelit të lartë.“Prishtina Open është më shumë se një turne, është një festë e miqësisë ndërkombëtare, zhvillimit të rinisë dhe frymës sportive të Kosovës. Vit pas viti, jemi krenarë që bashkojmë atletë nga e gjithë bota dhe ngremë standardet e pingpongut në vendin tonë, dhe mezi presim që në 2026 ta kami POTTIT me pikë ETTU,” tha Kastriot Orana, kreu i KPP “Priping” dhe organizatori kryesor i turneut Prishtina Open.Ky turne nuk ishte vetëm një garë – ishte një dëshmi se Kosova di të organizojë, të mikpresë dhe të inspirojë. Me sportin si gjuhë të përbashkët, Prishtina tregoi se është gati për më shumë: për sfida më të mëdha, për suksese më të thella dhe për vendin që e meriton në skenën ndërkombëtare.Edhe këtë javë, përmes zhvillimeve në kulturë, inovacion, sport dhe shoqëri, u dëshmua se në Kosovë po ndërtohen histori që meritojnë të ndahen. Nga suksesi i të rinjve, tek arritjet ndërkombëtare dhe përkushtimi për komunitetin – këto janë lajmet që japin kuptim një përmbylljeje të mirë të muajit qershor dhe një nisjeje me motivim për muajin që po vjen.Le të frymëzohemi nga këto lajme, sepse e mira në Kosovë nuk është thjesht rastësi, por rezultat i punës dhe besimit të palëkundur.Me mirënjohje për çdo hap tuajin drejt informimit dhe vlerësimit të së mirës, ju falënderojmë që na lexuat dhe që jeni pjesë e “5 Good News”.Vazhdojmë së bashku të ndajmë lajmet që inspirojnë.Me ju pranë,Ekipi i Katror Media :). /Katror.info
Përgatiti:
