katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Mot me diell dhe temperatura deri 30°C
    14 hours ago
    Çmimi i naftës në botë – drejt rënies më të madhe javore në dy vjet
    15 hours ago
    Pas punimeve intensive, përurohet tuneli i Kurrizit
    15 hours ago
    Gjermania do të rrisë pagën minimale – zbulohen shifrat
    15 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Revolucioni i gjelbër në Angli: Rënie rekord e emetimeve
    11 hours ago
    Shtigje të reja në natyrë – Gërmia lidhet me Gollakun
    12 hours ago
    Kërpudha “e mallkuar” e Egjiptit, shpresa e re kundër kancerit
    10 hours ago
    Ja cilat janë lajmet e mira për këtë javë në Kosovë – #Edicioni 20
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    The Who, rokerët që revolucionarizuan rok muzikën duke krijuar rok operën Tommy
    13 hours ago
    Këngëtari i hitit “Gocë pejane” rikthehet me bashkëpunim
    15 hours ago
    Luanda Domi e nominuar për çmimin ‘Gruaja e Vitit në Sigurinë Kibernetike’
    1 day ago
    Kush është Zohran Mamdani, 33-vjeçari që fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në New York?
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    1 week ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    2 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    2 weeks ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    2 weeks ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 weeks ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 weeks ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës
    15 hours ago
    40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
    3 days ago
    Nju Jorku, qyteti i 700 gjuhëve
    5 days ago
    Gjipe dhe Grama mes plazheve më të bukura të Evropës për 2025
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: The Who, rokerët që revolucionarizuan rok muzikën duke krijuar rok operën Tommy
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

The Who, rokerët që revolucionarizuan rok muzikën duke krijuar rok operën Tommy

Last updated: 29/06/2025 9:32 AM
108 Shikime
Shpërndaje
Foto: Mojo Magazine

The Who i formuar në Londër në vitin 1964 me formacionin të tyre klasik (1964–1978) përbëhej nga vokalisti kryesor Roger Daltrey, kitaristi Pete Townshend, basisti John Entwistle dhe bateristi Keith Moon.

I konsideruar si një nga grupet më me ndikim të shekullit të 20-të, The Who kontribuoi në evolucionin e muzikës rok përmes zhvillimit të, sistemeve të fuqishme të amplifikimit, përdorimit të sintetizatorëve, teknikave të avancuara në ritëm seksion të interpretimit nga Entwistle dhe Moon, kitarës me feedback dhe akordeve të fuqishme të Townshend si dhe me vokalet, e Daltrey-t, me një diapazon të jashtëzakonshëm, që lëvizte mes një spektri të gjerë stilesh muzikore, nga energjia e vrullshme e himneve rock deri tek nuancat e hollësishme të baladave.

Foto: Rolling Stones

The Who ka ndikuar në shumë zhanre muzikore, duke përfshirë hard rock, punk, power pop dhe mod rok. Ata gjithashtu luajtën rol kyç në zhvillimin e operës rok. Në mars të vitit 1969, The Who ishin të njohur si një nga grupet më të fuqishëm rock ‘n’ roll në botë.

Mundesh me e lexu edhe…

Fizikanët konfirmojnë ekzistencën e “pasqyrave të kohës”

Shfaqjet e tyre live ishin dramatike dhe të pakontrollueshme. Publiku i tyre e dinte çfarë të prisnin nga grupi: rrahja e furishme të daulleve nga Keith Moon, bas-i melodik i John “Thunderfingers” Entwistle, ulërima e ashpër e Roger Daltrey dhe çarjet e kitarës dhe goditjet e saj me rrotullim mulliri të Pete Townshend.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në maj të atij viti, ata realizuan albumin Tommy. Pas dëgjimit të parë të albumit, ishte e qartë se grupi kishte evoluar. Albumi i dyfishtë hapet me një uverturë që përfshin organ, timpani dhe bori franceze dhe paraqet tema muzikore që përsëriten gjatë gjithë veprës.

Foto: SkyNews

Disa këngë ishin të shkurtra dhjetë sekonda, disa të gjata deri dhjetë minuta. Më e rëndësishmja, albumi tregon një histori. Çdo këngë kontribuon në ndërtimin e tregimit të një djali të shurdhër, memec dhe të verbër, i cili e tejkalon trazirën e tij të brendshme për t’u bërë një figurë mesianike.

Nga krijimi i pengesave psikologjike të Tommy-t “1921,” dhe “Amazing Journey” (Udhëtim i mahnitshëm) deri tek përpjekjet e dështuara për të gjetur një kurë “The Acid Queen”, (Mbretëresha e Acidit) tek shpërthimi i tij i fundit në realitet “Smash the Mirror,” (Thyeje pasqyrën) dhe “I’m Free” (Jam i lirë) dhe statusi mesianik “Sensation”, (Ndjesi) çdo ngjarje ka një këngë të dedikuar, me tingullin, stilin dhe zërin e vet.

Foto: Amazon UK

Por The Who kishin ide edhe më të mëdha për eksperimentin e tyre ambicioz. Albumi ishte menduar jo vetëm për t’u dëgjuar, por për t’u përjetuar nga dëgjuesit, të theksuar nga performancat e gjalla të grupit, adaptimet orkestrale në formë opere dhe madje një version filmi të veprës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Askush nuk kishte dëgjuar kurrë diçka të tillë më parë. Kishte pasur albume konceptuale të lirshme, madje edhe album narrative më herët, por vepër kaq komplekse narrative nuk kishte pas prandaj konsiderohej revolucionare. Si dëshmi e stilit të tyre novator, kritikët krijuan një term të ri për të përshkruar këtë lloj albumi: “rock opera.”

Foto: The Who Band Fan Site

Dhe gjashtë vjet pas albumit, “Tommy” vendosi shabllonin e operës rock, duke frymëzuar artistë të tjerë, nga Andrew Lloyd Webber deri tek Green Day. Por muzika e tej mbushur, ndoshta e pretendueshme, në të vërtetë nuk është asgjë pa tregimin avangardë të regjisorit Ken Russell.

Qasja e tij shprehëse ndaj aktorëve dhe sensi i humorit të thellë ironik janë elemente kyçe. Ai e sheh muzikën me një sy të veçantë, por gjithashtu e merr jashtëzakonisht seriozisht profecinë mesianike të historisë. Ashtu si çdo muzikant që përpiqet t’i japë muzikës së tij një dimension kinematografik, edhe kineastët vlerësohen për muzikalitetin e tyre. Asnjë film nuk e shpreh këtë më qartë se Tommy, adaptimi i Ken Russell-it i rok-operës, i ekranizuar në vitin 1975.

Historia e operës fillon kur kapiteni Walker besohet i vdekur pasi avioni i tij rrëzohet. E veja e tij, Nora mbetet e vetme për të rritur djalin e tyre të vogël, Tommy. Ajo krijon një lidhje me “Xhaxhain” Frank i cili, megjithëse në mënyrë të neveritshme, pranon të marrë rolin e figurës atërore për djalin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, vite më vonë, kapiteni Walker kthehet papritur, duke e përmbysur jetën e tyre. Të kapur nga paniku, Frank dhe Nora e vrasin atë, ndërsa Tommy e sheh të gjithë skenën. Në përpjekje për ta fshehur krimin, ata i thonë djalit se ai nuk ka parë apo dëgjuar asgjë dhe se nuk duhet t’i tregojë askujt.

Foto: Best Classic Bands

Për të përballuar traumën e kësaj ngjarjeje, Tommy e merr këtë urdhër fjalë për fjalë, duke zhvilluar një bllokadë psikosomatike që e bën të shurdhër, të verbër dhe memec. Ai izolohet plotësisht nga bota përreth, derisa, si i ri zbulohet se është një gjeni i pinball-it.

Fama e tij e papritur sjell pasojat e veta për familjen, duke çuar në një trajtim eksperimental që e ndihmon të përballet me traumën e tij. Pasi shërohet, ai shndërrohet në një guru pop-shpirtëror, metodat e të cilit prekin prirjen britanike për të iu nënshtruar figurave autoritare.

Si një prodhim i pavarur nga regjisori Ken Russell dhe producenti Robert Stigwood, Tommy u realizua nga Columbia Pictures në SHBA më 19 mars 1975, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar u publikua nga Hemdale Film Corporation më 26 mars 1975. Emrat e aktorëve dhe muzikantëve të përfshirë janë mbresëlënës edhe për ditët e sotme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Roger Daltrey, vokalisti i grupit The Who, luajti rolin e Tommy-t, ndërsa bateristi Keith Moon interpretoi xhaxhain Ernie. Thashetheme të ndryshme u përhapën lidhur me përzgjedhjen e aktorëve për personazhet e tjerë, duke përfshirë emra si David Bowie, Elton John, Barbra Streisand dhe Mick Jagger. Daltrey u përzgjodh me kërkesë specifike të Russell-it, pavarësisht dëshirave të menaxherëve për rolin.

U njoftua se Ann-Margret e famshme do të luante nënën e Tommy-t. Ajo u zgjodh sepse, sipas Russell-it, “duhej një këngëtare e shkëlqyer”. Oliver Reed, një nga aktorët më të kërkuar të kohës, interpretoi dhe këndoi në rolin e xhaxhait famëkeq Frank.

Thuhet se Mick Jagger iu ofrua roli i The Acid Queen, por ai këmbënguli të këndonte tre nga këngët e tij, ndaj roli iu dha Tina Turner-it, e cila shkëlqeu si rrallëherë një këngëtare në një rock opera deri atëherë. Eric Clapton me kitarën e tij u paraqit në rolin e priftit.

Foto: lecinemadreams

Jack Nicholson pranoi të luante një rol të vogël si “Specialisti”, duke thënë: “Filmat e Russell-it më intrigojnë; disa më pëlqejnë shumë, disa nuk më pëlqejnë fare, dhe dua të zbuloj se çfarë i bën ata të dallojnë.” Fillimisht, Russell e konsideroi Peter Sellers për këtë rol.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Elton John fillimisht refuzoi rolin e Magjistarit të Pinball-it, megjithatë, producenti Robert Stigwood këmbënguli derisa John pranoi të merrte pjesë, thuhet me kushtin që të mund të mbante çizmet gjigante të Dr. Martens që kishte veshur në skenë. Më vonë, John i veshi të njëjtat çizme në një skenë të shkurtër në videoklipin e këngës së tij Nikita, i cili u drejtua poashtu nga Russell.

Ann-Margret fitoi çmimin Golden Globe për performancën e saj dhe u nominua gjithashtu për çmimin Oscar për Aktoren më të mirë. Pete Townshend u nominua gjithashtu për një Oscar për punën e tij në kompozimin dhe përshtatjen e muzikës për filmin.

Foto: AllPosters

Filmi u shfaq në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 1975, por nuk u përfshi në konkurrencën kryesore. Në të njëjtin vit, Tommy fitoi çmimin për Filmin Rock të Vitit në Çmimet e Parë Vjetore të Muzikës Rock.

Sipas vetë Russell-it, Tommy është thjesht një histori për iluminizmin. Filmi përmban gjithashtu një këndvështrim shumë cinik ndaj fesë Siç thotë një varg në film: “Blini rrugën tuaj për në parajsë, që vjen për një paund e shtatë“, ndërsa kisha që Tommy themelon përfundimisht shpërndan mallra fetare.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një nga skenat më të paharrueshme të filmit tregon besimtarë të zellshëm në një kishë, ku imazhi i Marilyn Monroe adhurohet me ekstazë. Thyerja e idhujve të tillë – ndonjëherë edhe fjalë për fjalë – duket të jetë një nga mesazhet më të thella që filmi përpiqet të përcjellë.

Tommy mbetet ende një kryevepër madhështore dhe një përvojë unike, e pasur vizualisht, që shkëlqen veçanërisht në ekranin e madh. Siç deklaroi revista amerikane e filmit horror, fantazi dhe fantastiko-shkencor Cinefantastique në rishikimin e saj për Tommy në vitin 1975:

“Efekti i jashtëzakonshëm tek audienca, i krijuar nga sinkronizimi i përkryer i ritmit të çdo xhirimi me muzikën dhe lëvizjet e aktorëve e kamerës, është i krahasueshëm vetëm me intensitetin e Tommy-t. Një ritëm që pushton mendjet e kritikëve dhe të dashamirësve të kinemasë, duke lënë një ndikim të gjatë.”

Rok-opera Tommy ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme realizimin e muzikalëve dhe zhvillimin e videove muzikore. Në vitet pasuese, rok-operat dhe albumet narrative të zhanreve të ndryshme shtynë më tej kufijtë e muzikës të popullarizuar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“The Rise and Fall of Ziggy Stardust and the Spiders from Mars” (Ngritja dhe rënia e Ziggy Stardust dhe merimangat nga Marsi) (1972) i David Bowie-t rrëfen historinë e një super ylli androgjen jashtëtokësor në kërkimin e tij për të shpëtuar zemrat dhe mendjet e njerëzve.

“The Wall” (Muri) (1979) nga Pink Floyd përshkruan izolimin e vetë-imponuar të një muzikanti dhe rënien e tij në sëmundje mendore.

Edhe në shekullin XXI, ndikimi i Tommy vazhdon të ndihet. Opera-punk “American Idiot” (Idioti Amerikan) e Green Day (2004) eksploron shkëputjen sociale dhe apatinë në epokën e administratës së Bushit. Së fundmi, opera hip-hop IGOR e Tyler, the Creator (2019) thellohet në temat e trekëndëshave të dashurisë dhe homofobisë në muzikën rap.

Megjithëse kryesisht të frymëzuar nga ritmi dhe bluzi amerikan, The Who hodhën një hap të guximshëm drejt përcaktimit të një stili unik britanik të rokut në vitet 1960.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Duke shmangur romancën e idealizuar të The Beatles dhe arrogancën e Rolling Stones, The Who refuzuan çdo lloj pretensiozi dhe trajtuan drejtpërdrejt sfidat e adoleshencës. Në një kohë kur muzika rok po bashkonte të rinjtë anembanë botës, The Who ishin të huaj të hidhëruar dhe pa miq.

Katërsheja nga Londra perëndimore krijoi një imazh të stilit Pop Art për t’iu përshtatur nën-kulturës britanike “mod”, e fiksuar pas modës, dhe e kombinoi këtë pamje me tingullin e ritmit dhe bluzit që pëlqenin të rinjtë mod. Townshend më vonë pranoi se veshjet me flamurin britanik, kostumet e mprehta, çizmet me majë dhe flokët e shkurtër ishin një lloj shtirjeje, por funksionuan, duke siguruar një bazë ndjekësish fanatikë dhe besnikë.

Realizimet e hershme të grupit trajtonin huajsimin, pasigurinë dhe zhgënjimin, duke u përplasur me tekste të ashpra, akorde të egra dhe reagime rrëqethëse nga kitaristi dhe kantautori Townshend, sulmi kinetik i bateristit Moon, ritmin e basistit Entwistle dhe këngëtari macho, Daltrey. Katër këngët single që prezantuan Who midis janarit 1965 dhe marsit 1966 – “I Can’t Explain”,(Nuk mund të sqaroj) “Anyway, Anyhow, Anywhere”, (Gjithsesi, Gjithseqysh, Kudo).

“My Generation” (Gjenerata ime) dhe “Substitute” (Zëvendësues), shënuan një furi të paprecedentë të agresionit të ngjeshur zanor, një shprehje artistike e përputhur me rrëfim të lartë, duke goditur kitarën e tij deri në thyreje gjatë koncerteve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa grupet e tjera po lëviznin drejt idealizmit të paqes dhe dashurisë, Who i këndoi epshit të pashpërblyer “Pictures of Lily”,(Fotografia e Lilyt)  presionit të bashkëmoshatarëve “Happy Jack”,(Jacku i lumtur) insekteve rrëqethëse “Boris the Spider” (Boorisi merimang) i Entwistle dhe konfuzionit gjinor “I’m a Boy” (A jam djalë).

Ndërsa instrumentet njëri pas tjetrit përfundonin të thyera në copa, ata e deklaruan me vendosmëri veten përkrahës të bërjes së tërbimit të dhunshëm një formë katarsisi të Rokut.

Deri në publikimin e vitit 1967 të “The Who Sell Out”, (The Who shet) album konceptual sardonik i paraqitur si një transmetim radio pirat, The Who ishin kryesisht një grup me hite teke. Megjithatë, ata kishin më shumë sukses në këtë drejtim në Britani (tetë hite të para në listat muzikore midis 1965 dhe 1967) sesa në Shtetet e Bashkuara.

Singli i tyre “I Can See for Miles”, (Mund të shohë me milje) i publikuar në 1967, ishte i vetmi që arriti në dhjetëshen më të mirë të Billboard.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ishte rok opera Tommy e vitit 1969 – dhe një performancë e paharrueshme në Woodstock atë verë – që e bëri The Who një grup të suksesshëm në skenën ndërkombëtare të album-rock. Në këtë proces, Pete Townshend u njoh si një nga kompozitorët më inteligjentë, më të artikuluar dhe më të vetëdijshëm të rock-ut.

The Who e forcuan më tej pozicionin e tyre me “Who’s Next” (1971), album me himne të fuqishme për adoleshencën “Won’t Get Fooled Again”, (Nuk do të mashtrohem përsëri), “Baba O’Riley” dhe romanca të ndjeshme “Behind Blue Eyes”, (Mbrapa syve të kaltërt), “Love Ain’t for Keeping”, (Dashuria nuk është për të mbajtur) të gjitha që pasqyronin përkushtimin e Townshend ndaj filozofisë së mësuesit shpirtëror indian Meher Baba.

Pas disa projekteve solo të antarëve të grupit, The Who vazhduan me vrull, duke publikuar operën e dytë të madhe rock të Townshend, “Quadrophenia”,( Kuadrofenia) në 1973, më pas albumet “The Who by Numbers” (The Who me numra) në 1975 dhe “Who Are You” (Kush je ti) në 1978.

Bateristi i grupit, Keith Moon (“The Loon”), i njohur për stilin e tij të tepruar dhe legjendar, vdiq nga një mbidozë aksidentale droge në 1978 dhe u zëvendësua nga Kenney Jones (dikur pjesë e Small Faces dhe The Faces).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: sfae

Me këtë përbërje të re, The Who publikuan “Face Dances” (Vallëzimet e fytyrës) (1981) dhe “It’s Hard” (Është vështirë) (1982) përpara se të shpërbëheshin në 1982.

Pas ndarjes, Daltrey iu përkushtua aktrimit dhe karriera e tij solo u zbeh. Entwistle publikoi herë pas here materiale muzikore, por me pak ndikim. Townshend, nga ana e tij, u angazhua për një kohë të shkurtër si redaktor librash, ndërsa ndërmori një sërë projektesh solo – nga albumet e suksesshme rock si “Empty Glass” (Gota e shprazët) (1980) te eksperimenti më pak i suksesshëm në teatrin muzikor, “The Iron Man” (Njeriu nga Çelikiu) (1989). Ky i fundit, megjithatë, hapi rrugën për suksesin e tij në Broadway.

Townshend, Daltrey dhe Entwistle u ribashkuan për turne në 1989 dhe 1996–97. The Who ishin gati të nisnin një turne në SHBA në 2002 kur Entwistle vdiq papritur.

Foto: Rolling Stones

Tommy mbetet krijimi më i qëndrueshëm i The Who. Quadrophenia gjithashtu u bë film në vitin 1979 dhe u ringjall nga turneu i The Who si një spektakël fantastik rok në vitet 1990.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitet 2005 dhe 2006, Pete Townshend serializoi një novelë, “The Boy Who Heard Music”,( Djaloshi që ndëgjoi muzikën) në internet, ndërsa një grup këngësh të lidhura përbënin “Wire & Glass”,(Telat dhe qelqi) një mini-operë që ishte pjesë e albumit “Endless Wire”(Teli pa fund) (2006) – albumi i parë me material të ri nga The Who që prej vitit 1982.

Në këtë projekt, grupi u mbështet nga bateristët Zak Starkey dhe Pino Palladino, si dhe nga vëllai i Townshend-it, Simon, në kitarë, ndër të tjerë.

Një muzikal i plotë i bazuar në këtë material, me titullin “The Boy Who Heard Music”, pati premierën në korrik 2007 në Vassar College në Poughkeepsie, Nju Jork.

The Who më vonë performuan në shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl në vitin 2010 dhe në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Londrës 2012. The Who kanë marrë shumë çmime dhe vlerësime nga industria e muzikës për regjistrimet dhe ndikimin e tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ata morën Çmimin e Arritjeve jetësore nga Industria Fonografike Britanike në vitin 1988 dhe nga Fondacioni Grammy në vitin 2001.

Grupi u fut në Rock and Roll Hall of Fame në vitin 1990, ku shfaqja e tyre i përshkruan ata si “pretenduesit kryesorë, në mendjet e shumë njerëzve, për titullin e grupit më të madh rock në botë”, dhe në Sallën e Famës së Muzikës në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2005.

Foto: Rolling Stones

Kënga “My Generation” (Gjenerata ime) dhe albumet “Tommy” dhe “Who’s Next”(Kush është në radhë) janë futur secili në Hall of Fame të Grammy-t. Në vitin 2008, Pete Townshend dhe Roger Daltrey morën nderimet e Kenedy Center të shtëpis së bardhë si anëtarë të The Who.

Në vitin 2009, “My Generation” u zgjodh për t’u ruajtur në Regjistrin Kombëtar të Regjistrimeve të Shteteve të Bashkuara./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    James Brown, nga vallëzimi në rrugët e qytetit deri te fama botërore
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
TAGGED:albumBritanikFilmhistoriikonakëngëtarkinemajaKoncertlegjendëmuzikalndikimoperapeopleperformancëpinballrockrokoperaThe WhoTheWhoTommyTophomeWoodstock

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kërpudha “e mallkuar” e Egjiptit, shpresa e re kundër kancerit
Artikulli i ardhshëm Shtigje të reja në natyrë – Gërmia lidhet me Gollakun

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Këngëtari i hitit “Gocë pejane” rikthehet me bashkëpunim

24 Shikime
Lajme të miraPeople

Luanda Domi e nominuar për çmimin ‘Gruaja e Vitit në Sigurinë Kibernetike’

22 Shikime
LajmePeople

Kush është Zohran Mamdani, 33-vjeçari që fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në New York?

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?