Klubi i basketbollit Peja ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm. Greg Gibson do të marrë drejtimin e ekipit nga qyteti i Pejës, sipas një njoftimi të bërë publik të shtunën në rrjetet sociale të klubit.
Gibson, me më shumë se 25 vite përvojë në pankinë, pritet të sjellë një qasje të re profesionale dhe eksperiencë ndërkombëtare në skuadrën pejane. Klubi i ka uruar mirëseardhje në palestrën “Karagaçi”.
Në moshën 56-vjeçare, ai vjen nga Finlanda, ku së fundmi ishte në krye të BC Nokia. Gjatë karrierës së tij ka udhëhequr edhe ekipe të tjera të njohura në ligën finlandeze si Karhu Basket, Bisons Loimaa dhe Kataja Basket./Katror.info