Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim.
Kështu tha Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.
“Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata”, tha ai për Klankosova.tv.
Kupina tha se nëse paraqitet nevoja, shefja e shtetit mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë./Katror.info