Në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë, Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar me sukses ushtrimin fushor “Tango Mike”, të zhvilluar nga Kompania e Armëve, shkruan Katror.info.
Qëllimi i këtij ushtrimi ishte vlerësimi i kapaciteteve operacionale dhe aftësive taktike të togjeve, si dhe testimi i funksionimit të komandës dhe ndërlidhjes në kushte sa më të afërta me ato reale të betejës. Gjatë stërvitjes, togjet e kompanisë u validuan përmes një sërë skenarësh që përfshinin dislokimin në terren, lëvizjen taktike, vendosjen në pozicione mbrojtëse dhe mbështetjen me zjarre për njësitë e tjera të këmbësorisë.
Ushtrimi “Tango Mike” paraqet një hap të rëndësishëm drejt përgatitjes së plotë dhe funksionalitetit të njësive tokësore në misionet e ardhshme, duke rritur gatishmërinë operacionale dhe koordinimin ndërnjësit./Katror.info