Miley Cyrus dhe supermodelja Naomi Campbell janë bashkuar në videon e këngës më të re të Cyrus, “Every Girl You’ve Ever Loved”.
Videoklipi, i publikuar të hënën, e shfaq ish-yllin e “Hannah Montana” duke kënduar me pasion në një hapësirë të zbrazët, që ngjan me një depo industriale.
Gjatë këngës, Naomi Campbell shfaqet në mënyrë elegante, duke folur me një zë të butë, duke i shtuar atmosferës një ndjesi intime dhe reflektive.
“Every Girl You’ve Ever Loved” është pjesë e albumit më të ri të Miley Cyrus, Something Beautiful, i publikuar në maj. /Katror.info
Përgatiti:
