Më 26 tetor në “Santiago Bernabeu” do të zhvillohet “El Clasico” e parë e edicionit të ardhshëm në La Liga. “El Clasico” vë përballë Real Madridin dhe Barcelonën, dy prej skuadrave më të mëdha në botë.
Liga spanjolle ka përcaktuar kalendarin për edicionin 2025/2026, ndërsa klasikja e parë është në Madrid në fund të tetorit. Në “Camp Nou” në Barcelonë, skuadrat do të përballen më 10 maj të vitit 2026.
Në edicionin e kaluar, Barcelona i fitoi të gjitha katër klasiket me Real Madridin. Barça i fitoi gjithë trofetë në futbollin spanjoll./Koha.net/Katror.info