Ikona e modës, Victoria Beckham, ka nënshkruar një kontratë dhjetëvjeçare me Safilo Group, që do të zgjasë deri në dhjetor 2035.
Sipas marrëveshjes, Safilo do të jetë përgjegjëse për dizajnimin, prodhimin dhe distribuimin e koleksioneve të syzeve të markës “Victoria Beckham Eyewear”, përfshirë syzet me dioptri dhe ato të diellit, raporton “Female First”.
Në një deklaratë për “Women’s Wear Daily”, Beckham shprehu entuziazmin për bashkëpunimin:
“Jam shumë e emocionuar që po punoj me Safilon për të çuar ‘Victoria Beckham Eyewear’ në një nivel tjetër.
Ekspertiza e tyre në këtë fushë është e pakrahasueshme, me një reputacion të fortë për cilësi dhe mjeshtëri të jashtëzakonshme. Me shtrirjen e tyre globale dhe aftësitë profesionale, mezi pres të realizojmë së bashku vizionin tonë.”
Victoria Beckham ka pasur më parë një marrëveshje me Marchonin për linjën e saj të syzeve. Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Safilo Group, Angelo Trocchia, tha se është i lumtur për këtë bashkëpunim dhe se marrëveshja do të forcojë më tej koleksionet e kompanisë.
Safilo, marka italiane e njohur e syzeve, ka bashkëpunuar më parë edhe me bashkëshortin e Victorias, David Beckham, duke konsoliduar kështu lidhjen e fuqishme me familjen Beckham në fushën e modës dhe aksesorëve. /Katror.info
Përgatiti:
