katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    12 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    12 months ago
    Postimet e fundit
    A janë zgjedhjet e parakohshme rruga e vetme për dalje nga kriza?
    10 hours ago
    Në Mes Botëve: Rebelimi Artistik i Albana Ejupit
    10 hours ago
    Siguria në punë nuk është opsion, është e drejtë ligjore!
    9 hours ago
    Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet më 21 tetor për Kosovën
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Për 8 muaj në Kosovë kanë hyrë 928 milionë euro nga diaspora
    15 hours ago
    Prishtina nikoqire e Asamblesë së 24-të Plenare të MNRA-s
    19 hours ago
    Diaspora kosovare dërgoi €785.06 milionë
    19 hours ago
    Studiuesi me renome ndërkombëtare Gëzim Visoka i bashkohet Universitetit të Prishtinës
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Petrit Halilaj fiton cmimin prestigjioz, paratë i dhuron për Runikun
    9 hours ago
    Aktorja hollivudiane Jane Fonda pro lirisë së fjalës – rikthen Komitetin për Amendamentin e Parë
    13 hours ago
    Mira Murati zbulon “Tinker”: Arma sekrete e inteligjencës artificiale për të gjithë
    17 hours ago
    Elon Musk bëhet gjysmëtrilioneri i parë në botë
    19 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    4 days ago
    Microsoft prezanton qendrën më të fuqishme të të dhënave për AI
    2 weeks ago
    Apple lanson ndryshimin e madh tek iPhone
    2 weeks ago
    Spotify lejon dëgjimin e çdo kënge falas
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 days ago
    Shqipëria 9 milionë vizitorë të huaj deri në gusht
    5 days ago
    Jo vetëm të shijshme, kokoshkat kanë edhe disa përfitime…
    1 week ago
    Disa mënyra se si ta ngrini rrushin dhe ta shijoni gjatë gjithë vitit!
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Salamanca, qyteti i artë i Spanjës që shkëlqen në vjeshtë
    2 days ago
    Walt Disney World: 54 vite nga hapja e “botës së fantazisë” në Florida
    2 days ago
    4 qytetet që ju sugjerojmë të vizitoni në Maqedoni!
    2 days ago
    Alpinisti bën histori duke zbritur me ski nga Everesti
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Temat sociale e të ekzistencës në filmat vendorë në “DokuFest”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Temat sociale e të ekzistencës në filmat vendorë në “DokuFest”

Last updated: 07/08/2025 8:22 AM
42 Shikime
Shpërndaje
Foto: DokuFest
Foto: DokuFest. Foto Ilustrim

Filmi “Mua besoj më shpëtoi portreti” i Alban Mujës më në fund është shfaqur premierë kombëtare pas rrugëtimit të suksesshëm në skenën ndërkombëtare. Premiera në “Berlinale” i pati hapur rrugë për ta çuar rrëfimin edhe në festivale të tjera. Rrëfimi i një piktori ku profesioni bëhet sebep që forcat serbe ta lironin, është një copëz e historisë së luftës së fundit në Kosovë. E përtej këtij filmi te kategoria kombëtare në “Doku Fest” janë shfaqur rrëfime për ekzistencën, temat sociale. Krejt këto në platenë e “DokuKinos”

Filma të shkurtër dokumentarë e artistikë nga Kosova kanë vend të veçantë në programin e festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”. Në fakt kategoria ku rreshtohen këto prodhime kinematografike është kryesorja dhe ajo përcakton fituesin e Festivalit, tash për të dytin vit rresht. Rrëfime për ekzistencën, temat sociale, për luftën dhe jo vetëm, janë shpalosur të martën mbrëma në platenë e “DokuKinos”.

Janë pesë filma të shkurtër që janë shfaqur aty. Secili ka temë unike e të qartë. Festivali “DokuFest” është adresa për premierën e tyre kombëtare.

Mundesh me e lexu edhe…

“SOS” nga Anita Morina e ka hapur serinë e filmave vendorë për sesionin e së martës mbrëma. Krejt rrëfimet janë shpalosur në peizazhin e bukur të qytetit të Prizrenit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Filmi me regji nga Morina sjell historinë e Drinit, një i ri nga Kosova me rutinën e tij të përditshme duke regjistruar kohën e vajtje-ardhjeve të trenit të vetëm që kalon veç çdo dy ditë në këtë stacion. Ai në bashkëbisedë me të atin, rol që e luan Shkumbin Istrefi, flet për gjendjen e shtetit si reflektim i stacionit të trenit që dikur mbushej me udhëtarë e kishte disa linja. E sot kalon andej vetëm një herë në dy ditë. Konsiderohet si punë e kotë.

E madje personazhe si Samiri, kolegu i Drinit, nuk e konsiderojnë punë të vërtetë atë që e bëjnë. Ai është në kërkim të një pune “të vërtetë”, siç i referohet. Konsiderohet si punë e mbledhjes së kënaçeve dhe përherë janë në pritje të ndonjë mundësie jashtë vendit.

Me largimin nga puna si rrjedhojë e zëvendësimit të tij me një radar, Drini zhytet në një krizë ekzistenciale.

Regjisorja Anita Morina ka thënë se filmi ka lindur kur ka takuar një të ri që ka punuar në stacionin ku janë bërë xhirimet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“U ndala ta pyesja të ma tregonte rrugën dhe ai ishte i lumtur që u ndala dhe që po flet me dikë. E pyeta se çfarë bën dhe më tha se punon me trena. Qeshi, hyri brenda. Ne jemi shpeshherë patetikë në jetë pasi kërkojmë më shumë se ta shikojmë trenin, të dashurohemi, të flasim me familjen dhe me këtë gjë kam dashur që disa pjesë të vogla të jetës t’i bëj bashkë dhe ta sjell një jetë më glamuroze sesa duam të jetë ajo. Jam munduar të rrezatoj brenda atij lokacioni ku edhe ka ndodhur krejt ngjarja. Kështu që ‘SOS’ është pak a shumë e bazuar në një person, por komplet fiksion”, ka thënë Morina.

“Ditëlindja e Benit” nga Robert Deçani flet për një nëntëvjeçar, dita e veçantë e të cilit e nxjerr atë me babanë e tij për në supermarket. I pafajshëm e naiv, papritmas vëren se një i panjohur e sulmon babanë e tij pasi si i përhumbur përplas karrocën shumë herë tek të tjerët. E njëri prej tyre sillet keq sa me mllef e pyet se nga cili vend ka shkuar të jetojë në vendin e tij. E ai nuk flet. Të paktën jo para të birit, të cilin synon ta mbajë larg këtyre paragjykimeve e stereotipave.

“No Parking” nga Zana Radogoshi ka për temë qendrore sensacionin në media. Etika shkelet çdo ditë. Nuk ka empati. Ndikimi i rrjeteve sociale dhe i teknologjisë në përgjithësi në këtë epokë është tema. Lola, një gazetare, që luhet nga aktorja Albulena Kryeziu-Bokshi, është simboli i gruas që s’ndalet së punuari ndërsa bashkëshorti i saj, që e luan Bujari, është krejt e kundërta –  dembel dhe që gjen arsyetime secilën herë për të mos gjetur një punë.  

Në një përleshje të bashkëshortit të saj për shkak të parkimit jo të duhur, gazetarja Lola Kuqi vritet gabimisht dhe ajo tani bëhet viktimë e raportimeve sansacionale që keqpërdoren për klikime, në vendin e saj të punës. E shpërthyesi i gomave gjendet në fund.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ka ardhur si inspirim i përditshmërisë sonë që na përcjellë çdo ditë. Sot kemi krijuar varshmëri nga rrjetet sociale dhe jemi munduar ta sjellim gjithë këtë zhurmën e heshtur që na është bërë pjesë e jetës sonë. Këta filma që i patë nuk do të thotë se do të ndryshojnë, se do të bëjnë revolucion në shoqëri, por është një reflektim dhe reagim artistik i vogël dhe besoj se do vetëdijesohemi dhe do të reflektojmë për dëmet që jemi duke i bërë vetes dhe gjeneratave të reja”, ka thënë autorja e filmit, Zana Radogoshi.

“The rabbit is dead” nga maqedonasi Hanis Bagashov ka në qendër një regjisore të re, e cila përpiqet të zhvillojë filmin e saj të parë.

Pas kthimit nga një festë të shfrenuar adoleshentësh, Eva kthehet me taksi për në shtëpi. Rrugës shtypet një lepur dhe ngordh. Ajo është filmbërëse nga Maqedonia që jeton dhe punon në Bullgari. Në një takim virtual prezanton para ekspertëve filmin e saj me titull “The truck’s driver”. Atyre u tregon se flet për një të re siriane të ikur nga lufta e cila jeton në Bullgari dhe martohet pa dashuri me një burrë bullgar. Thotë se protagonistja vozit një kamion, por ajo, Aisha, reagon në rrjete sociale duke thënë se nuk e ka idenë se pse Eva insiston që ajo të mësohet të vozisë një kamion.

Regjisorja kupton se filmbërësja është punë e vetmuar dhe se duhet mësuar me shumë refuzime. Regjisori bën të ditur se aty ka elemente personale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ka elemente personale, është shumë e rëndë ta bësh kështu temën, por ajo është kryesorja”, ka thënë ai.

E filmi “Mua besoj më shpëtoi portreti” i Alban Mujës më në fund është shfaqur premierë kombëtare pas rrugëtimit të suksesshëm në skenën ndërkombëtare. Premiera në “Berlinale” i pati hapur rrugë për ta çuar rrëfimin edhe në festivale të tjera. Dy muaj më parë edhe është bërë kandidat për nominim për Çmimet Evropiane të Filmit. Adresa më e fundit e tij është festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.

Filmi “Mua besoj më shpëtoi portreti” rrëfen histori mbijetese që vjen nga Skender Muja, babai i autorit Alban Muja. Protagonisti i filmit të metrazhit të shkurtër dhjetëminutësh rrëfen se si arti ia ka shpëtuar jetën – thjesht duke e ushtruar profesionin në një ditë kur piktori bie në duart e një komandanti serb.

Skender Muja tregon sesi rreth tre mijë veta u detyruan të niseshin në drejtim të panjohur në prill të 1999-s. Në hyrje të Skenderajt i pritën dhe i renditën. I vendosën në një shkollë të kthyer në kamp përqendrimi. Aty i mbajtën për 15 ditë dhe i ushqenin shumë pak.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Narracioni i Mujës, ilustruar me pamjet e burrave në një klasë mësimi e derisa vijon vizatimin e portretit me shkumës të bardhë në dërrasë të zezë, vijon me tregimin sesi në njërën prej ditëve, ai dhe të tjerët u përdorën si testues minash. Oficerët serbë do të pyesnin se kush prej tyre dinte të shkruante me alfabetin cirilik. E shqiptarët e zënë peng do të bënin me shenjë kah Skender Muja. Ky i fundit do të kryente detyrën që i ishte kërkuar, e serbët do t’i thoshin se kështu duhej shkruar, se shteti i tij ishte Serbia.

I kishin thënë se nëse ishte piktor, atëherë duhej të dinte të vizatonte edhe portrete. E Muja natyrisht se dinte, për 30 vjet ishte arsimtar i artit.

Tregon se do t’i merrnin në kamion dhe të gjithë ishin të sigurt se do të ekzekutoheshin. Komandanti, të cilit Muja ia kishte punuar portretin, i kishte thënë se do t’i dërgonin në një vend të sigurt. “Portreti si duket po të shpëton”, transmeton Skender Muja në dokumentar fjalët që komandanti ia kishte thënë.

Regjisori e skenaristi i filmit “Mua besoj më shpëtoi portreti”, Alban Muja, ka thënë se rrëfimi do të sillej me patjetër. E si artist vizual, u përcaktua që kjo do të ndodhte nëpërmjet filmit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Fokusi ka qenë që babai dhe të burgosurit e tjerë të sillen në shkollën ku u mbajtën në paraburgim. Është një storie e vjetër, por që është realizuar vitin e kaluar. Ka qenë një storie për një kohë të gjatë e gatshme, por që nuk kam ditur se si do ta realizoj.  Unë vij nga skena e artit, ndryshe prej kolegëve që vijnë nga skena e filmit”, ka thënë Muja.

Është shprehur i lumtur me premierën vendore.

“Dikush i thotë dokumentar, por për neve ka qenë një projekt për të cilin kemi menduar se duhet të ndahet me publikun dhe si të tillë e kemi realizuar vitin e kaluar. Kemi pasur fatin ta kemi premierën në “Berlinale” dhe tash jemi të kënaqur që po e sjellim këtu, tek taksapaguesit tanë”, ka thënë Muja më tej para publikut në platenë e “DokuKinos” në Prizen.

Këta filma janë veç një fragment i “DokuFestit” për prodhimet vendore kinematografike. Garojnë në kategorinë kryesore të festivalit – atë të filmave kombëtarë./Koha.net/Katror.info

TAGGED:DokuFestDokuKinoFilmaMua Besoj Më Shpëtoi PortretiNo ParkingpeoplePrizrensostemaThe Rabbit is Dead

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Daku përzgjidhet në formacionin e javës në Premier Ligën ruse
Artikulli i ardhshëm Shaqiri shkëlqen me dy gola, Baseli fiton derbin e Zvicrës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Petrit Halilaj fiton cmimin prestigjioz, paratë i dhuron për Runikun

15 Shikime
People

Aktorja hollivudiane Jane Fonda pro lirisë së fjalës – rikthen Komitetin për Amendamentin e Parë

15 Shikime
People

Mira Murati zbulon “Tinker”: Arma sekrete e inteligjencës artificiale për të gjithë

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?