Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti për të sot do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të pakta që parashihen vetëm në zonat malore.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius.
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare, duke fryrë nga drejtimi i veriperëndimit.