Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka vazhduar zbatimin e Programit të Pagesave Direkte për vitin 2025, duke ekzekutuar pagesat për mijëra fermerë në Kosovë, shkruan Katror.info.
Sipas njoftimit zyrtar, deri më sot janë kryer pagesat për 8,509 përfitues në sektorin e sipërfaqes dhe 3,653 përfitues në sektorin e blegtorisë.
Ky proces, siç theksohet nga ministria, është pjesë e angazhimit të saj për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe përmirësimin e mirëqenies së fermerëve në vend.
Listat me emrat e përfituesve të konfirmuar deri tani janë publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (azhb-rks.net).
Ministria ka theksuar se pagesat do të vazhdojnë të realizohen në mënyrë transparente, të drejtë dhe në përputhje me afatet e Programit për Pagesa Direkte 2025./Katror.info