Për herë të parë në kryeqytet është themeluar Shoqata Vullnetare për Zjarrfikje dhe Shpëtim, e cila ka hapur thirrjen për të gjithë qytetarët që duan të kontribuojnë në raste emergjente, shkruan Katror.info.
Organizatorët theksojnë se për t’u bërë pjesë e ekipit nuk kërkohet përvojë profesionale, por vetëm vullnet dhe dëshirë për të ndihmuar. Sipas tyre, angazhimi i zjarrfikësve vullnetarë do të sjellë siguri më të madhe për komunitetin, reagim të shpejtë dhe krijimin e një brezi të ri të përgatitur për të vepruar në situata të rrezikshme.
Regjistrimet për anëtarësim nisin më 11 gusht në objektin e Brigadës së Zjarrfikësve, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë.
Për më shumë informacione, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin +383 (0) 45 833 131, ose në numrat alternativë +383 (0) 44 149 703 dhe +383 (0) 44 149 709.
“Bëhu hero i komunitetit tënd – Bëhu zjarrfikës vullnetar!”/Katror.info