Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në pikën kufitare të Jarinjës pritjet për të dalë nga territori i Kosovës arrijnë deri në 40 minuta.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për dalje nga Kosova janë deri në 20 minuta, ndërsa në Merdar qytetarët presin 10-15 minuta për dalje dhe 5-10 minuta për hyrje në territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit, në të gjitha pikat e tjera kufitare situata është më e qetë dhe qarkullimi zhvillohet normalisht./Katror.info.