katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    12 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    12 months ago
    Postimet e fundit
    Komandanti i FSK-së priti në takim Shefin e Mbrojtjes së Turqisë
    3 hours ago
    Kosova dëshmon se plani i Donald Trump për Gazën mund të funksionojë
    3 hours ago
    Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes përmbyll Kursin e Liderit Luftarak
    3 hours ago
    Delegacion i Gjykatës Kushtetuese viziton Turqinë për shkëmbim përvojash
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Edhe një dritare e re komunikimi mes popujve të Ballkanit hapet në Vjenë nga gazetarja Majlinda Aliu
    30 minutes ago
    Së shpejti në Prishtinë festivali i parë i këndimit koral “Echoes of Ocarina”
    1 hour ago
    Finalizohen përgatitjet për ngrohjen e QKUK-së, Termokos gati për furnizim
    6 hours ago
    BE shpall datën e nisjes për Sistemin e Hyrje/Daljes, ja si mund të përgatiten udhëtarët
    7 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Taylor Swift publikon albumin e ri
    6 hours ago
    “Do ta ndryshoj monarkinë kur të bëhem mbret”, thotë Princi William
    7 hours ago
    Petrit Halilaj fiton cmimin prestigjioz, paratë i dhuron për Runikun
    23 hours ago
    Aktorja hollivudiane Jane Fonda pro lirisë së fjalës – rikthen Komitetin për Amendamentin e Parë
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    9 hours ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    4 days ago
    Microsoft prezanton qendrën më të fuqishme të të dhënave për AI
    2 weeks ago
    Apple lanson ndryshimin e madh tek iPhone
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 days ago
    Shqipëria 9 milionë vizitorë të huaj deri në gusht
    5 days ago
    Jo vetëm të shijshme, kokoshkat kanë edhe disa përfitime…
    1 week ago
    Disa mënyra se si ta ngrini rrushin dhe ta shijoni gjatë gjithë vitit!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Giethoorn, fshati pa rrugë në Holandë
    20 minutes ago
    Salamanca, qyteti i artë i Spanjës që shkëlqen në vjeshtë
    2 days ago
    Walt Disney World: 54 vite nga hapja e “botës së fantazisë” në Florida
    2 days ago
    4 qytetet që ju sugjerojmë të vizitoni në Maqedoni!
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Në shtator finalizohet plani për aleancën ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Në shtator finalizohet plani për aleancën ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Last updated: 15/08/2025 7:45 AM
47 Shikime
Shpërndaje

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë po hyn në fazën e konkretizimit, me një plan zbatimi që pritet të finalizohet në shtator. Përmes kësaj marrëveshjeje, tri shtetet synojnë jo vetëm ta rrisin bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe stërvitjeve të përbashkëta, por edhe të realizojnë blerje të përbashkëta armatimi – një model që, sipas njohësve të sigurisë, i ul kostot, i përshpejton furnizimet dhe i standardizon kapacitetet ushtarake në përputhje me praktikat e NATO-s.

Contents
Takimi i grupit zbatuesMarrëveshja, garanci për stabilitet në rajon

Konkretizimi i bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë është paralajmëruar të ndodhë në shtator, kur parashihet të finalizohet plani i zbatimit të deklaratës së firmosur më herët nga ministrat e mbrojtjes së të tria shteteve.

Plani mes tjerash e përfshin edhe kontraktimin e armatimit, ku të tria shtetet synojnë ta bëjnë një porosi të vetme.

Mundesh me e lexu edhe…

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se kjo formë e kontraktimit e bën më të lehtë dhe me çmime të favorshme blerjen e armatimit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Edhe këto aspektet e pajisjeve me armatim janë nga një shtet apo partneri ynë kryesor strategjik, pra Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe qëllimi i përbashkët i tri shteteve, që pas miratimit, pra, sikur që thashë, nga 18 korriku kur ka hy në fazën operacionale nga grupi punues, që do të përcaktojë cilat do të jenë ato lloje të armatimit që do të kenë një porosi të përbashkët nga këto tri shtete. Edhe vetë ndërveprimi, edhe në aspektin e stërvitjeve të përbashkëta, në rritje të kapaciteteve, në edukim edhe deri në akademitë ushtarake të këtyre shteteve, të bëjnë edhe tipizimin, gjegjësisht standardizimin e armatimit. Pra, çdo herë nga shteti kryesor i NATO-s, pra Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Ibishi. “Kur ka më tepër kërkesa për armatim, atëherë edhe çmimi është më i favorshëm, por ka procedura që duhen ndjekur dhe proces të miratimit në Administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Takimi i grupit zbatues

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, bëri të ditur para disa ditësh për Radion Evropa e Lirë se më 18 korrik, në Tiranë është mbajtur takimi i grupit zbatues për ta detajuar planin e zbatimit të deklaratës. Udhëzuesi përfundimtar do t’u paraqitet për miratim tri ministrive në shtator.

Blerja e kapaciteteve mbrojtëse është angazhimi i parë në deklaratë për të cilën u zotuan ministrat e Mbrojtjes.

Sipas Maqedoncit, synohet që të bëhet një porosi për blerje në vend të tri porosive të veçanta nga secili shtet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Për shembull, një sistem [armësh] që jemi të interesuar të tria shtetet ta blejmë nga SHBA-ja, ta bëjmë porosinë si një blerje, duke e shfrytëzuar legjislaturën e secilit vend, por që sasia dhe koha e liferimit të determinohet si e përbashkët, sepse prej SHBA-së kur blen më shumë, kushtojnë më lirë dhe vijnë më shpejt”, ka thënë Maqedonci.

Këto blerje parashihet të bëhen me fonde kombëtare të secilit shtet.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që ta forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Tri shtetet janë zotuar ta rrisin ndërveprueshmërinë mes ushtrive, përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta, të angazhohen që t’i luftojnë kërcënimet hibride, si dhe t’i koordinojnë politikat për integrime euroatlantike.

Marrëveshja, garanci për stabilitet në rajon

Kjo marrëveshje e kishte nxitur reagimin e Serbisë, por nënshkruesit theksuan se bashkëpunimi nuk e kërcënon askënd, por është garanci për stabilitetin dhe paqen në rajon.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Deklarata përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në arkitekturën e sigurisë së Ballkanit Perëndimor.

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Bejtush Gashi, ka thënë se Marrëveshja e 18 marsit shërben si një përgjigje e sinkronizuar ndaj transformimeve të thella të mjedisit gjeostrategjik evropian pas agresionit rus në Ukrainë dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake të Serbisë.

Në kontekstin e Ballkanit Perëndimor, sipas Gashit, marrëveshja ofron një model funksional bashkëpunimi për vendet joanëtare të NATO-s, duke kontribuuar në stabilizimin e rajonit dhe reduktimin e hapësirës për tensione të sponsorizuara nga aktorë të jashtëm.

“Për Kosovën, e cila ende nuk është anëtare e NATO-s, kjo iniciativë krijon një mekanizëm funksional të mbrojtjes kolektive joformale. Edhe pse nuk e zëvendëson Nenin 5 të Kartës së Atlantikut të Veriut, ajo është në përputhje me Nenin 4, i cili parasheh konsultime të menjëhershme mes aleatëve në rast kërcënimi ndaj sigurisë, integritetit territorial apo pavarësisë politike. Duke qenë se dy nga tri shtetet (Shqipëria dhe Kroacia) janë anëtare të NATO-s, kjo aleancë e vendos Kosovën nën një ombrellë sigurie të përforcuar, me implikime direkte për krahun jugor të Aleancës”, ka thënë Gashi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas tij, Marrëveshja adreson tri objektiva strategjike kryesore: rritjen e interoperabilitetit të forcave të armatosura përmes standardizimit të procedurave dhe trajnimeve të përbashkëta në përputhje me doktrinën e NATO-s; krijimin e një kapaciteti rajonal reagues ndaj krizave dhe kërcënimeve hibride; si dhe reduktimin e hendekut të armatimit ndaj shteteve me investime të përshpejtuara në mbrojtje, duke e garantuar balancën strategjike në Ballkan.

“Deklarata e përbashkët parashikon shkëmbim të ekspertizës profesionale, zhvillim të trajnimeve individuale dhe kolektive, si dhe ngritje të kapaciteteve rezerviste, përfshirë përmirësimin e logjistikës, menaxhimin e operacioneve dhe sistemet e mbështetjes tekniko-ushtarake. Harmonizimi i procedurave komanduese, i kombinuar me ushtrime të tipit ‘joint-combined’, e rrit aftësinë për reagim të koordinuar në skenarë krize, përfshirë operacione paqeruajtëse, menaxhim emergjencash dhe misione të mbrojtjes kolektive”, ka thënë Gashi, duke shtuar se ky proces e afron Kosovën me standardet ndërkombëtare të NATO-s dhe BE-së jo vetëm në nivel taktiko-operacional, por edhe në kornizën e planifikimit strategjik, doktrinës dhe ndërveprimit civil-ushtarak.

“Praktikat e ngjashme të adoptuara nga vendet aspirante për NATO kanë treguar se stërvitjet e integruara dhe harmonizimi i procedurave komanduese e rrisin kapacitetin e njësive për të vepruar nën komandë të përbashkët, e përmirësojnë shkëmbimin e informacionit dhe e zvogëlojnë kohën e reagimit ndaj kërcënimeve hibride. Për Kosovën, ky bashkëpunim përfaqëson një hap konkret drejt ndërtimit të një kapaciteti mbrojtës kolektiv, duke e forcuar besueshmërinë e vendit si partner sigurie në rajon dhe kontribuuar në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai./Koha.net/Katror.info

TAGGED:Aleanca ushtarakefinalizimKosovaKroacilajmeNATOplaniShqiperi

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Sot nis edicioni i parë i Festivalit “Via Dinarica Kosovo”
Artikulli i ardhshëm Drita luan në plejof të Ligës së Konferencës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Komandanti i FSK-së priti në takim Shefin e Mbrojtjes së Turqisë

10 Shikime
Lajme

Kosova dëshmon se plani i Donald Trump për Gazën mund të funksionojë

17 Shikime
Lajme

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes përmbyll Kursin e Liderit Luftarak

8 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?