katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    12 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    12 months ago
    Postimet e fundit
    A janë zgjedhjet e parakohshme rruga e vetme për dalje nga kriza?
    9 hours ago
    Në Mes Botëve: Rebelimi Artistik i Albana Ejupit
    8 hours ago
    Siguria në punë nuk është opsion, është e drejtë ligjore!
    7 hours ago
    Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet më 21 tetor për Kosovën
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Për 8 muaj në Kosovë kanë hyrë 928 milionë euro nga diaspora
    13 hours ago
    Prishtina nikoqire e Asamblesë së 24-të Plenare të MNRA-s
    17 hours ago
    Diaspora kosovare dërgoi €785.06 milionë
    17 hours ago
    Studiuesi me renome ndërkombëtare Gëzim Visoka i bashkohet Universitetit të Prishtinës
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Petrit Halilaj fiton cmimin prestigjioz, paratë i dhuron për Runikun
    7 hours ago
    Aktorja hollivudiane Jane Fonda pro lirisë së fjalës – rikthen Komitetin për Amendamentin e Parë
    11 hours ago
    Mira Murati zbulon “Tinker”: Arma sekrete e inteligjencës artificiale për të gjithë
    15 hours ago
    Elon Musk bëhet gjysmëtrilioneri i parë në botë
    17 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    4 days ago
    Microsoft prezanton qendrën më të fuqishme të të dhënave për AI
    2 weeks ago
    Apple lanson ndryshimin e madh tek iPhone
    2 weeks ago
    Spotify lejon dëgjimin e çdo kënge falas
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 days ago
    Shqipëria 9 milionë vizitorë të huaj deri në gusht
    5 days ago
    Jo vetëm të shijshme, kokoshkat kanë edhe disa përfitime…
    1 week ago
    Disa mënyra se si ta ngrini rrushin dhe ta shijoni gjatë gjithë vitit!
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Salamanca, qyteti i artë i Spanjës që shkëlqen në vjeshtë
    2 days ago
    Walt Disney World: 54 vite nga hapja e “botës së fantazisë” në Florida
    2 days ago
    4 qytetet që ju sugjerojmë të vizitoni në Maqedoni!
    2 days ago
    Alpinisti bën histori duke zbritur me ski nga Everesti
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Zbulimi mahnitës në Ulpianë – tregues i të kaluarës së përbashkët evropiane
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Zbulimi mahnitës në Ulpianë – tregues i të kaluarës së përbashkët evropiane

Last updated: 16/08/2025 8:42 AM
84 Shikime
Shpërndaje

Një mbishkrim në gur – një faqe e re e historisë. Zbulimi i jashtëzakonshëm u bë në Parkun Arkeologjik të Ulpianës nga Misioni Evropian Arkeologjik në Kosovë: nga Ulpiana te Iustiniana Secunda, financuar nga Bashkimi Evropian. Profesori që drejton ekipin e arkeologëve, Christophe Goddard, thotë se ky është më shumë sesa vetëm një mbishkrim, meqë hedh dritë të re mbi historinë.

“Kemi një mbishkrim, pikërisht nga ana ime e majtë, i cili përmend dhe i referohet vendimit të Justinianit për të ndërtuar një qytet të ri, pasi qyteti i mëparshëm, Ulpiana, ishte shkatërruar thuajse plotësisht pas tërmetit të vitit 518, dhe ai vendosi ta rindërtonte dhe t’i jepte emrin e tij, që ishte një nder, duke e quajtur Justiniana II.”

Mbishkrimi i gjetur në Ulpianë | Foto: Katror Media

“Ky mbishkrim ka tërhequr tashmë shumë vëmendje për këtë hapësirë, sepse deri atëherë ishte i vetmi  dedikim i Justinianit që kemi, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë ish-Perandorinë Romake. Dhe duhet të përmendet se është në latinisht, pasi disa të tjera janë në greqisht. Ne kemi shumë ndërtesa të ndërtuara në emër të Justinianit ose për ta nderuar atë, por kjo është bërë nga vetë ai. Kjo e bën atë tashmë shumë, shumë të jashtëzakonshme,” shprehet profesori Goddard.

Christophe Goddard, drejtues i ekipit të arkeologëve | Foto: Katror Media

Mundesh me e lexu edhe…

Mbishkrimi i dytë, i dedikuar Perandorit Justinian dhe Perandoreshës Theodora, shënon ndërtimin e bazilikës episkopale. Së bashku me mbishkrimin e parë, i cili njoftonte themelimin e Iustiniana Secunda si Qyteti i Dardanisë, këto janë të vetmet dedikime të njohura nga Justiniani, perandorit me prejardhje nga ky rajon.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është shkruar se kjo kishë, kisha e qytetit të Justiniana II, u ndërtua nga Justiniani dhe Teodora në vitin e 18-të të mbretërimit të tij. Dhe data përsëritet tri herë. Kjo na ndihmon ta ngushtojmë këtë datë sepse është shkruar ‘në vitin e nëntë fiskal. Është një cikël prej 15 vitesh. Është një mënyrë tjetër për të numëruar vitet. Ky cikël fillon më 1 shtator. Pra, ne e dimë që kjo kishë është ndërtuar midis 1 shtatorit dhe 31 dhjetorit të vitit 545. Kjo është shumë e rrallë, të mund të reduktohet ky hark kohor kronologjik në vetëm disa muaj,” thotë Goddard.

Foto: Katror Media

Që nga viti 2017, këtu punon një ekip francezo-kosovar nga Shkolla e Lartë Normale në Paris, Universiteti i Prishtinës, Ministria e Kulturës dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës. Partnerë të shumtë kanë kontribuar në zbulimin e Iustiniana Secunda, ndërsa Bashkimi Evropian, që nga 2019 dhe veçanërisht nga 2022, ka dhënë mbështetje vendimtare me një grant kërkimor, duke i mundësuar ekipit përdorimin e radarëve për gjurmimin e nëntokës, punën me një grup më të madh arkeologësh dhe forcimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare. Falë kësaj, janë realizuar gërmimet dhe studimi i bazilikës, duke hapur një faqe të re në historinë e Ulpianës.

“Deri në fund të shtatorit, siç kemi premtuar, kjo kishë do të zbulohet plotësisht dhe do të kemi një ide të qartë për formën dhe organizimin e saj. Ne tashmë mund të fillojmë të shohim Shtëpinë e Ipeshkvit, që është nga ana ime e majtë, në veri, me përmasa 40 metra me 40 metra. Këtë e pamë falë kontratës tonë të parë me Bashkimin Evropian, kur bëmë gjeofizikën; kështu arritëm të shikonim nëntokën pa bërë gërmime,“ shpjegon profesori Goddard, për gërmimet, që hap pas hapi synojnë të zbulojnë qytetin e tërë antik.”

Për studenten që në kuadër të këtij projekti, po kryen specializimet në Francë, Tringa Bërbatovcin, pajisjet, si radari gjeofizik i siguruar nga fondet e Bashkimit Evropian, kanë lehtësuar punën e arkeologëve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Tringa Bërbatovci, studente | Foto: Katror Media

“Aktualisht është e vetmja që ne e posedojmë në Kosovë, nuk ka të tillë dhe nuk ka pasur më herët, është teknologjia e fundit edhe më e avancuar, falë rrezeve elektromagnetike që funksionon kjo, lëshon rrezet në tokë dhe na jep sinjali, na sinjalizon për strukturat e nëntokës që janë.”

Në këtë pjesë janë gjetur edhe monedha që lidhen me kohën kur është ndërtuar kisha, në periudhën 539-545.

Nuran Gjumshiti, student | Foto: Katror Media

“Monedha tjetër është monedhë që u gjet para tri dite. Është një monedhë folis, e cila është shtyp në kohën e Perandorit Justinian, të cilën kam arritë me detektu mes viteve 539 – 545. Pjesën e përparme këtu, mirëpo për shkak të korrizionit të madh nuk është pastru mirë, pjesën e përparme këtu e shohim portretin e Justinianit,” shpjegon studenti Nuran Gjumshiti.

Qyteti antik i Ulpianës ofron një lidhje të drejtpërdrejtë midis Dardanisë së lashtë, Perandorisë Bizantine dhe Kosovës, duke theksuar trashëgiminë e përbashkët evropiane.

Foto: Katror Media

“Tregon se ne, qytetarët evropianë, të gjithë e ndajmë këtë të kaluar të përbashkët. Cilido qoftë identiteti ynë sot, ne jemi evropianë. Kjo na e kujton këtë fakt. Dhe mendoj se ky është mësimi i vërtetë. Gjithashtu, na tregon se kur të gjithë bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, gjithçka funksionon. Kur nuk bashkëpunojmë, nuk funksionon, “ thotë Goddard.

E sot, Bashkimi Evropian shpreh kënaqësinë që mbështet Kosovën në mbrojtjen dhe studimin e trashëgimisë së saj kulturore./Katror.info

Përgatiti:

Albana Isufi Jashanica
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Siguria në punë nuk është opsion, është e drejtë ligjore!
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Gazetaria konstruktive: Antidoti që na duhet
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    The Extraordinary Discovery in Ulpiana – Evidence of Europe’s Common Past
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Izvanredno otkriće u Ulpijani – dokaz zajedničke evropske prošlosti
TAGGED:antikeArkeologjiBashkimi EvropianChristophe GoddardIustiniana SecundaKosovekultureLajme te miraPerandori JustiniantopTophometrashegimiUlpiana

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Trump dhe Putin zhvillojnë takim historik në Alaskë për Ukrainën
Artikulli i ardhshëm Studim i ri në lidhje me robotët!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Për 8 muaj në Kosovë kanë hyrë 928 milionë euro nga diaspora

20 Shikime
Lajme të mira

Prishtina nikoqire e Asamblesë së 24-të Plenare të MNRA-s

17 Shikime
Lajme të mira

Diaspora kosovare dërgoi €785.06 milionë

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?