Bayern Munich e ka nisur sezonin me trofe, duke mposhtur Stuttgart 2-1 në finalen e Superkupës së Gjermanisë.
Ndeshja e zhvilluar në “MHPArena” ka nisur më mirë për mysafirët. Harry Kane (18′) ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe e ka shënuar golin e parë për Bayern.
Stuttgart ka reaguar dhe ka krijuar disa raste të rrezikshme, por kapiteni Manuel Neuer ka qenë i pakalueshëm.
Në pjesën e dytë, Fabian Bredlow e ka ndalur një tjetër tentim të Kane, ndërsa në anën tjetër Jamie Leweling e ka provuar ta barazojë rezultatin, por është ndalur nga Neuer.
Megjithatë, momenti vendimtar ka ardhur në minutat e fundit: Luis Diaz, i sapotransferuar te Bayern, ka shënuar gol në debutim duke e çuar rezultatin në 2-0 pas një krosimi të Serge Gnabry, shkruan RTK.
Stuttgart ka arritur vetëm një gol nderi me Leweling, i cili nuk ka mjaftuar për ta shmangur humbjen./Katror.info