Mbrëmë Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka dhënë detaje lidhur me situatën me zjarre në Kosovë.
Sipas këtij raporti të djeshëm janë regjistruar 57 vatra zjarri, prej tyre 11 ende aktive.
AME ka thënë se 46 zjarre janë lokalizuar.
“AME/MPB njofton se, sipas të dhënave të pranuara sot, janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 11 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 46 janë lokalizuar. Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.”
AME ka bërë apel te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar.
“Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.”
AME ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, mbështetjen e policisë dhe bashkëpunimin e qytetarëve.
“Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin e palodhshëm të zjarrfikësve, mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe bashkëpunimin e qytetarëve.”/EO/Katror.info