Valspar, një nga prodhuesit më të njohur të ngjyrave që përcakton trendet botërore, ka shpallur ngjyrën e vitit 2026 frymëzuar nga nostalgjia dhe natyra, kjo ngjyrë është krijuar për të sjellë qetësi, rehati dhe stil të përjetshëm në çdo hapësirë. Dizajnerët parashikojnë se ajo do të dominojë brendësitë e shtëpive dhe rrjetet sociale gjatë 12 muajve të ardhshëm, përcjell TAR.
Pas një analize të hollësishme të të dhënave që marrin parasysh sjelljen e konsumatorëve dhe trendet e mobilimit, u zbulua se ngjyra fituese është një nuancë e butë e së gjelbrës. Në një komunikatë për media, brendi bëri të ditur se kjo pasqyron dëshirën kolektive për dizajn të qetë dhe të qëndrueshëm, i cili i përshtatet ritmit gjithnjë në ndryshim të jetës si në hapësirat e banesave ashtu edhe ato komerciale. Sipas Kim, zgjedhja është ndikuar ndjeshëm nga rritja e dukshme e familjes së nuancave të gjelbra, e evidentuar në bazën e të dhënave të brendit, si dhe nga vëzhgimet e shitësve dhe konsulentëve të ngjyrave. /Katror.info