Oda Ekonomike e Kosovës ka përgatitur kërkesë padi për Gjykatën Supreme ndaj ZRRE-së.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, OEK njofton se Kjo kërkesëpadi është ushtruar me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë në vend.
“Kjo kërkesëpadi është ushtruar me qëllim të mbrojtjes së bizneseve, ekonomisë së Kosovës dhe më e rëndësishmja, mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës si konsumatorë të fundit, kundër vendimit të padrejtë të ZRRE-së”, thuhet në postim.
Tutje, OEK thekson se ka besim te drejtësia, do të vendoset në të mirë të bizneseve, ekonomisë së vendit dhe duke marrë për bazë interesin publik të shtetit të Kosovës.