Instituti Meteorologjik njofton se në territorin e Kosovës priten reshje shiu në shumicën e zonave.
Reshjet më intensive do të jenë në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit, ku priten sasi reshjesh që mund të arrijnë deri në 20 mm për 3 orë.
Zona qendrore dhe perëndimore do të regjistrojnë reshje me intensitet mesatar, ndërsa në pjesën lindore dhe juglindore reshjet pritet të jenë të pakta ose të mungojnë.
Apelohet që qytetarët dhe institucionet përgjegjëse të marrin masat e nevojshme për të parandaluar ndikimet e mundshme të reshjeve, veçanërisht në zonat ku priten reshje më të dendura.