Festivali më i madh i muzikës në botë, Coachella, ka zbuluar zyrtarisht line-up-in për vitin 2026. Ngjarja do të mbahet në dy fundjava, nga 10 deri më 12 prill dhe nga 17 deri më 19 prill, në Indio, Kaliforni.
Pas performancës së saj në Coachella 2024, këngëtarja e hitit “Espresso”, Sabrina Carpenter, këtë vit do të ngjitet në skenën kryesore si headliner e së premtes. Ajo do të shoqërohet nga Ethel Cain, Teddy Swims, KATSEYE, The XX, Turnstile dhe shumë të tjerë.
Justin Bieber, i cili më parë është shfaqur si surprizë në festival, këtë herë do të jetë headliner i së shtunës, ku do të interpretojë setet e tij SWAG dhe SWAG II. Në të njëjtën ditë pritet të performojnë edhe The Strokes, Addison Rae, Sombr dhe David Byrne.
Të dielën, skenën do ta mbyllë Karol G, me një show që pritet të jetë ndër më elektrizuesit e festivalit. Ajo do të shoqërohet nga artistë si Young Thug, Laufey, Iggy Pop, FKA Twigs dhe Wet Leg.
Një risi e këtij viti është kampimi në grup, ku grupe prej 10 vetash ose më shumë do të mund të qëndrojnë së bashku në hapësira të dedikuara, duke e bërë eksperiencën edhe më sociale.
Përveç muzikës, Coachella mbetet një pikë takimi për yjet botërorë. Në vitin 2024, një nga momentet më ikonike ishte paraqitja e çiftit Taylor Swift dhe Travis Kelce, ndërsa Kardashians dhe Vanessa Hudgens vazhdojnë të konsiderohen si ikonat e stilit të festivalit.
“Është çfarëdo që më pëlqen atë vit,” – ka thënë Vanessa më herët. “Festivali është vendi ideal për t’u shprehur pa gjykime.”/KultPlus/Katror.info