Resorti i njohur alpin në Tirol, Ischgl, ka fituar famë botërore jo vetëm për pistat e skive dhe jetën e natës, por edhe për koncertet madhështore ‘Top of the Mountain’.
Çdo vit, këto evente shënojnë hapjen dhe mbylljen e sezonit, duke sjellë mijëra vizitorë.
Këtë vit, më 29 nëntor 2025, Rita Ora do të performojë në koncertin e madh të hapjes së sezonit 2025-2026.
Pas ditës së parë të skijimit më 27 nëntor, Rita Ora do të sjell koncertin e parë madhështor vetëm dy ditë më vonë, më 29 nëntor 2025, njofton faqja zyrtare e ischgl.com.
Duke filluar nga ora 16:30, festa nis me një DJ set energjik që garanton të ngrejë atmosferën, ndërsa në ora 18:00, do të ngjitet në skenë artistja kryesore e vlerësuar me shumë çmime, Rita Ora .
Ischgl fton që të mos e humbisni këtë fillim të paharrueshëm të sezonit dimëror 2025/26 dhe përjetoni Rita Ora-n live me një koncert spektakolar. /Katror.info