- Shkruan: Kastriot Orana | CEO KPP Priping
Tre vite më parë lindi një platformë që vendosi të mos ushqehet nga lajmet e zymta, por të sjellë dritë. Katror Media zgjodhi të ndërtojë një hapësirë ku triumfojnë lajmet e mira, ku arritjet e njerëzve tanë duke filluar nga sporti e deri te kultura, nga inovacioni e deri te solidariteti të marrin vlerën dhe respektin që meritojnë.
Sot, në 3-vjetorin e saj, për Klubin e Pingpongut Priping, Katror Media nuk është thjesht një media. Është një partner i çmuar, një platformē që ka ndihmuar të rrisim zërin e sportit tonë dhe të tregojmë historinë e pingpongut në Kosovë. Ky partneritet ka sjellë ndikim të prekshëm duke e bërë sportin tonë më të dukshëm, duke nxitur fëmijë e të rinj të na bashkohen, dhe duke e kthyer pingpongun në një simbol të shpresës e disiplinës.
Brenda këtyre viteve, Katror Media ka sjellë mijëra lajme të mira. Dhe qindra prej tyre kanë qenë për sportin, lajme që nuk mbeten vetëm tituj, por shndërrohen në frymëzim për prindër, motivim për fëmijë, mesazh shprese për të rinjtë që kërkojnë të besojnë në mundësitë e tyre, e këtu qëndron madhështia e stafit të Katror Media, në aftësinë për të ndikuar pozitivisht në jetën e njerëzve.
Në këtë përvjetor, ne e shohim Katrorin si një dritare të hapur drejt së mirës, një kujtesë se sporti dhe jeta kanë kuptim më të madh kur ndahen.
Gjatë këtyre viteve kemi bashkëpunuar edhe kemi ofruar para mijëra shikuesve përmes ekraneve ngjarjet si Prishtina Open, Pingpong Business Tournament, Pink Pong Breast Cancer Awareness, Ktheje Serven, Ping Pong Podcast e shume ngjarje tjera me qëllim të zhvillimit e promovimit të sportit të Pingpongut.
Faleminderit që sportit dhe pingpongut i keni dhënë hapësirën e merituar mes lajmeve që frymëzojnë, faleminderit që keni qenë pjesë e rrugëtimit tonë.
Gëzuar 3-vjetorin Katror Media, vazhdoni të jepni arsye për të besuar ne sene të mira!