Organizata TOKA ka hapur thirrjen për aplikime dhe nominime për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2025, një iniciativë që synon të fuqizojë kulturën e vullnetarizmit dhe të nderojë individë e grupe që kanë kontribuar në zhvillimin e komunitetit në Kosovë.
Në kuadër të kësaj nisme, Dokufest si “Mik i Vullnetarizmit” fton të rinj, biznese, komuna, përfaqësues të diasporës, figura publike dhe vullnetarë me kontribute të veçanta jetësore të aplikojnë ose të nominohen për çmime.
Afati i fundit për aplikime/nominime: 30 shtator 2025
Ceremonia e ndarjes së çmimeve: 5 dhjetor 2025
Aplikimet mund të bëhen përmes linkut: toka-ks.org