Nëntoger Enis Cikaqi ka përfunduar me sukses kursin prestigjioz “Air Defense Artillery Basic Officer Leader Course (ADA BOLC)” në Fort Sill, Oklahoma të ShBA-së, duke u bërë oficeri i parë nga Kosova që diplomon në këtë program.
Ky sukses shënon një moment historik për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke dëshmuar përkushtimin dhe profesionalizmin e oficerëve të saj. Pjesëmarrja në programe të tilla ndërkombëtare jo vetëm që rrit aftësitë individuale të pjesëtarëve të FSK-së, por edhe sjell përvoja të vlefshme për zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit.
FSK-ja ka theksuar se mbështetja e oficerëve në zhvillimin profesional dhe avancimi i standardeve të sigurisë mbeten prioritet, duke forcuar kështu rolin e Kosovës në skenën ndërkombëtare të bashkëpunimit ushtarak./Katror.info