katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Pak shije franceze në kuzhinën tuaj, ja si të përgatisni crème brûlée
    12 hours ago
    Kurti: Ka filluar procesimi i pagesave për studentët
    10 hours ago
    Kosova luan me Bosnjë-Hercegovinën në fazën e dytë
    13 hours ago
    Drejtori i ATK-së: Kosova në hap me administratat tatimore të BE-së
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nga Prishtina në Evropë: Sunny Hill përkrah talentet e reja të Kosovës
    3 hours ago
    Studentët e historisë në UP përfitojnë qasje të lirë dhe praktikë në Arkivat e Kosovës
    13 hours ago
    Nxënëset e “Amadeus” triumfojnë në festivalin italian Hybla Music Contest
    14 hours ago
    Fëllanza Knushaj emërohet kryetare e Gjykatës Themelore në Gjakovë
    15 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Washington Post për Lea Ypin: Ajo gjeti një foto të vjetër, pastaj e riimagjinoi jetën e gjyshes së saj
    13 hours ago
    Meghan Markle i është rikthyer aktrimit
    14 hours ago
    Festivali “Mirëdita, dobar dan!” rikthehet në Prishtinë me edicionin e 12-të
    18 hours ago
    ‘Nëntori Festiv’ me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve ‘Shota’
    18 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    3 days ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    2 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    2 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse duhet të konsumoni një mango në ditë?
    14 hours ago
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    3 days ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    3 days ago
    Kombinimi i mjaltit dhe i kanellës sjell disa përfitime
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Holanda, vendi më i sigurt në botë për t’u vizituar në vitin 2026
    12 hours ago
    Aurora Borealis, spektakli që ndriçon natën arktike
    15 hours ago
    Kabina lundruese në Grenlandë që ofron një përvojë unike
    2 days ago
    Vendet më të lidhura me natyrën, sipas një studimi të ri ndërkombëtar
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Baleti Kombëtar i Kosovës pret shkëlqim me “Carmina Burana” në Venecia
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Baleti Kombëtar i Kosovës pret shkëlqim me “Carmina Burana” në Venecia

Last updated: 21/09/2025 8:23 AM
45 Shikime
Shpërndaje
Foto: Koha.net

Ka ende kohë deri te ngjitja në skenën e Venecias, e cila merr frymë me balet, operë e muzikë klasike, por Baleti Kombëtar i Kosovës pret shkëlqim dhe shenjat për një pritje unike tashmë janë dhënë. Një teatër katër shekuj i vjetër do të jetë nikoqir i “Carmina Buranas” së Carl Orffit, me koreografi të Toni Candeloros. “Për ne është definitivisht një prej ngjarjeve më të mira që na ndodh në vitin 2025”, ka thënë koreografi e balerini, Sead Vuniqi. Potenza është një tjetër qytet i rezervuar për “Carminan…” e Kosovës

Në fundqershor, Baleti Kombëtar i Kosovës qe pjesë e një spektakli të muzikës klasike e projekti madhështor si produkt i bashkimit të tri institucioneve shtetërore, Filharmonisë dhe Operës së Kosovës. Kantata skenike “Carmina Burana” e Carl Orff u soll e plotë, bashkë me vallëzim klasik si peizazh abstrakt i veprës me lëvizje nga koreografi e balerini i shquar italian, Toni Candeloro. E njëjta skenografi do të udhëtojë në Venecia e më pas edhe në Potenza të Italisë.

Në festivalin “Venezia in Danza”, që zhvillon edicionin e 17-të prej 29 nëntor deri më 7 dhjetor, Baleti Kombëtar i Kosovës është midis institucioneve që ngjitet në teatrin “Malibran”, që daton prej katër shekujve.

Mundesh me e lexu edhe…

Koreografi e balerini Sead Vuniqi e ka konsideruar këtë moment si një prej ngjarjeve më të rëndësishme të institucionit për këtë vit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është një pjesëmarrje jashtëzakonisht e madhe për ne si institucion shtetëror duke e ditur se Venecia është një prej vendeve më të mira dhe më të lashta sa u përket kulturës klasike, baletit e të tjera. Kanë shumë traditë, por edhe për mënyrën se si e vlerësojnë, si e marrin gjithë kënaqësinë prej shfaqjes. Për ne është definitivisht një prej ngjarjeve më të mira që na ndodh në vitin 2025 dhe urojmë që të shkojmë dhe të prezantohemi në mënyrën më të dinjitetshme”, ka thënë Vuniqi në një bisedë me KOHËN.

Institucioni shtetëror i baletit prezantohet për të parën herë në qytetin e kanaleve, me performancën nga “Carmina Burana”, ku lëvizjet e baletit janë abstrakte, por vajtojnë e festojnë fatin e njeriut që përherë ndryshon.

Sipas Vuniqit, kjo është një prej veprave më reprezentuese në repertorin e Baletit.

“Besoj se është një prej veprave më të mira që mund ta prezantojë Baletin Kombëtar duke ditur që veprat klasike kanë një bagazh shumë të madh dhe janë prej veprave që vlerësohen më së shumti. Besoj se ky do të jetë projekti më i mirë që na prezanton në festivalin në Venecia”, ka konsideruar ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ka treguar se ka marrë vesh që ka shumë të interesuar për ta parë shfaqjen njëorëshe.

“Sa kam marrë vesh, ka shumë të interesuar për të ardhur për ta parë punën e Baletit Kombëtar të Kosovës e njëkohësisht edhe të Tonit, i cili është shumë i njohur në Itali si koreograf dhe si balerin”, ka thënë ai.

Pos në Venecia, shfaqja do të jepet edhe në qytetin Potenza, më 1 dhjetor. Vuniqi ka treguar se ka qenë koreografi Candeloro, i cili e ka propozuar veprën për t’u shfaqur në të dyja vendet.

“Ka qenë vetë koreografi i cili ua ka prezantuar teatrit në Venecia dhe atij në Potenza, e kanë parë punën, duke e ditur që Toni Candelero është një prej emrave të njohur në Itali dhe në mbarë botën si artist dhe si koreograf. U ka pëlqyer i gjithë projekti të cilin e ka realizuar me ne dhe vetë teatri ka qenë i interesuar që kjo vepër të jepet në Venecia më 29 nëntor. Pos kësaj, e ka bërë të mundshëm që me këtë rast vepra të prezantohet edhe në një tjetër qytet, shumë pranë Venecias”, ka thënë Vuniqi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në prezantimin e veprës përfshihet deklarata e koreografit Candeloro për baletin “Carmina Burana”.

“Personalisht, doja të merrja frymëzim për skenat e shumta në koreografinë e ‘Carmina Burana’, të cilën e krijova për Baletin Kombëtar të Kosovës, pikërisht duke evokuar njohjen dhe admirimin që pata përmes përvojave të mia me disa nga koreografët e mëdhenj të shekullit të njëzetë… E mbaj mend atë në muzikën e një artisti tjetër nga atdheu i tij, Carl Orff, në skena që alternojnë midis vallëzimit neoklasik dhe modern, plasticitetit dhe lojës primitive, në një mjedis abstrakt dhe surreal”, shkruhet aty.

Teatri “Malibran”, ku do të interpretojë BKK, është përuruar në vitin 1678 me premierën e operës “Vespasiano” të Carlo Pallavicinos. Sipas shënimeve, atëkohë shpejt u bë i njohur si teatri më i madh, më i bukur dhe më i pasur në qytet. Në vitin 1834 u restaurua, ndërsa tre vjet më pas ndryshoi emrin në “Teatro Malibran”, për nder të këngëtares së famshme spanjolle, mexosopranos Maria Malibran.

Ndër vite, teatri u shit, iu ndryshua pamja, u mbyll deri në vitin 1992, kur komuna e Venecias e bleu. Pas gati një dekade punimesh aty, në maj të 2001-tës u hap si teatër me 900 ulëse, duke vazhduar traditën e institucionit edhe sot.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Aty zhvillon veprimtarinë festivali “Venezia in Danza”, që në program ka edhe institucione prestigjioze si Baleti i Romës, që shfaq baletin “Romeo dhe Zhulieta” nga koreografi dhe regjisori Fabrizio Monteverde.

Nën dirigjimin e mjeshtrit japonez, Toshio Yanagisawa, me koreografi origjinale të Toni Candeloros, me përfshirjen e solistëve ndërkombëtarë dhe një trupe të gjerë artistësh vendas, kantata skenike “Carmina Burana” e kompozitorit gjerman, Carl Orff, qe sjellë në Prishtinë në fundqershorin e këtij viti.

“Publiku e pati pritur mjaft mirë atë çfarë pati sjellë Baleti bashkërisht me Filharmoninë dhe me Operën e Kosovës, kështu që uroj që edhe ne këtë herë do të kalojmë mirë dhe do të përshtatemi. Prova aktualisht nuk janë duke u mbajtur pasi jemi në një tjetër projekt, muajin tjetër besoj se startojmë me provat për ‘Carmina Burana’”, ka thënë koreografi e balerini Sead Vuniqi.

Festivali në të cilin BKK-ja interpreton shquhet për aftësinë për të bashkuar gjuhë, estetikë dhe vizione të ndryshme në dialog midis traditës dhe inovacionit, shkruan Koha.net.

“’Veneziaindanza’ ofron një përzgjedhje të kuruar shfaqjesh çdo vit, që e transformojnë Venecian në një skenë të shkëlqyer, ku vallëzimi takohet me artin, historinë dhe arkitekturën e qytetit të kanaleve”, shkruhet në prezantimin e festivalit./Katror.info

TAGGED:Baleti Kombetar i KosovesCarmina BuranaKosovapeopleVenecia

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Dita Ndërkombëtare e Paqes
Artikulli i ardhshëm Algoritmi i TikTok kalon në duart e SHBA-së, publikohen detaje

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Washington Post për Lea Ypin: Ajo gjeti një foto të vjetër, pastaj e riimagjinoi jetën e gjyshes së saj

33 Shikime
People

Meghan Markle i është rikthyer aktrimit

20 Shikime
People

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” rikthehet në Prishtinë me edicionin e 12-të

24 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?