Pas ngjarjes së hënës së kuqe, qielli do të paraqesë një tjetër spektakël astronomik. Mbrëmjen e sotme do të ndodhë një eklips i pjesshëm diellor, i cili do të mbulojë deri në 78% të sipërfaqes së diskut të Diellit dhe do të jetë i dukshëm kryesisht në jug të Zelandës së Re dhe në disa rajone të Antarktidës.
Sipas të dhënave të observatorëve astronomikë, momenti kulmor i këtij fenomeni pritet të ndodhë rreth orës 21:41, ndërsa përfundimi i tij parashikohet të ndodhë afërsisht në orën 23:53.
Në shkallë globale, niveli maksimal i mbulimit të Diellit do të arrijë një magnitudë prej 0,855 – që përfaqëson rreth 80% errësim. Në qytetin e Auckland-it, Zelandë e Re, ky fenomen do të jetë i dukshëm gjatë mëngjesit të 22 shtatorit, nga ora 06:10 deri në 08:04 me orën lokale.
Edhe pse pjesa më e madhe e Evropës nuk do të ketë pamje të drejtpërdrejtë të eklipsit, shumë institucione kërkimore dhe platforma shkencore ndërkombëtare do të ofrojnë transmetime virtuale për të gjithë ata që dëshirojnë ta ndjekin këtë ngjarje të rrallë qiellore./Katror.info