Futbollisti i Paris Saint-Germainit, Ousmane Demebele, është bërë francezi i gjashtë që fiton Topin e Artë.
Pas Raymond Kopa (1958), Michel Platini (1983, 1984, 1985), Jean-Pierre Papin (1991), Zinedine Zidane (1998) dhe Karim Benzema (2022), Dembele është bërë futbollisti i gjashtë nga Franca që fiton Topin e Artë. Ai e fitoi epitetin e lojtarit më të mirë për vitin 2025. Ceremonia është mbajtur të hënën mbrëma në Paris.
Dembele ka mbajtur një fjalim shumë emocional në skenë, pasi fitoi Topin e Artë. Derisa ka falënderuar ata që e ndihmuan në jetë, Dembele ka folur për nënën e tij, shkruan Koha.net. Dhe sytë i janë mbushur me lot. Më pas në skenë është ftuar nëna e yllit të madh të Parisit./Katror.info