Projekte të udhëhequra nga të rinj që trajtojnë ndotjen e ajrit në Mongoli, mbrojtjen e lumenjve në Meksikë dhe shpëtimin e një specieje detare në Filipine janë vlerësuar me një çmim ndërkombëtar për punën e tyre – së bashku me fonde për ta zhvilluar më tej ndikimin e tyre.
Çmimi Iris Prize, i cili mbështet ambientalistët e rinj që nxisin veprim për klimën në komunitetet e tyre, shpalli këtë javë fituesit e tij.
Breath Mongolia, një nismë që adreson krizën e ndotjes së ajrit në Mongoli përmes avokimit të udhëhequr nga të rinjtë, fitoi çmimin e parë dhe mori 15,000 dollarë amerikanë, shkruan Positive News, Përcjell Katror.info.
Në vendin e dytë u rendit Viaje al Microcosmos de Nuevo León, një projekt shkencor qytetar që frymëzon banorët pranë lumit Santa Catarina në Meksikë të monitorojnë dhe mbrojnë lumin. Ky projekt u shpërblye me 10,000 dollarë.
Project Lawud, që ka në fokus mbrojtjen e dugongëve (një specie detare e rrezikuar) në Gjirin Sarangani të Filipineve, fitoi 5,000 dollarë.
“Këta liderë të rinj nuk po presin leje – ata po krijojnë ndryshimin. Krijimtaria, guximi dhe përkushtimi i tyre janë pikërisht ajo që i duhet botës për të përballuar krizat klimatike dhe ato të natyrës,” tha Desmond Alugnoa, anëtar i jurisë së çmimit./Katror.info