Në kalendarin e Kombeve të Bashkuara, 23 shtatori njihet si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave.
Kjo ditë u propozua nga Federata Botërore e të Shurdhërve (WFD), që përfaqëson rreth 70 milionë njerëz në mbarë botën.
Kjo ditë ndërkombëtare është një mundësi unike për të mbështetur dhe mbrojtur identitetin gjuhësor dhe diversitetin kulturor të të gjithë personave që nuk dëgjojnë. Për personat e shurdhër, të drejtat e gjuhës së shenjave janë themelore për gëzimin e plotë të të drejtave të tyre njerëzore, siç përcaktohen nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut.
Sipas Federatës Botërore të të Shurdhërve, ka më shumë se 70 milionë njerëz të shurdhër në mbarë botën. Më shumë se 80% e tyre jetojnë në vendet në zhvillim. Së bashku, ata përdorin më shumë se 300 gjuhë të ndryshme të shenjave.
Gjuhët e shenjave janë gjuhë të plota natyrore, strukturalisht të dallueshme nga gjuhët e folura. Ekziston edhe një gjuhë ndërkombëtare e shenjave, e cila përdoret nga personat e shurdhër në takimet ndërkombëtare dhe joformale kur udhëtojnë dhe shoqërohen. Konsiderohet një formë e thjeshtuar e gjuhës së shenjave që nuk është aq komplekse sa gjuhët natyrore të shenjave dhe ka një leksik të kufizuar./RTK/Katror.info