Këngëtari i njohur amerikan, Lenny Kravitz, ka ndarë me ndjekësit e tij emocionet pas një performance të përbashkët me superyllin e pop-it, Dua Lipa. Në një postim në rrjetet sociale, Kravitz falënderoi këngëtaren me origjinë shqiptare për ftesën, duke theksuar se muzika e krijuar së bashku ishte “gëzim i pastër”.
“Dua Lipa, faleminderit që më ftove të këndoj me ty mbrëmë. Të bësh muzikë me ty ishte kënaqësi e madhe. Dashuri dhe respekt,” ka shkruar Kravitz.
Ky bashkëpunim i papritur ngjalli reagime të shumta pozitive nga fansat e të dy artistëve, të cilët e vlerësuan si një ndërthurje të veçantë mes stilit rock të Kravitz dhe energjisë moderne të Dua Lipës. Performanca u përshkrua si një moment i paharrueshëm në turneun e këngëtares britanike me rrënjë kosovare.
Me këtë paraqitje të përbashkët, dy yjet e muzikës botërore dëshmuan fuqinë e artit për të bashkuar breza e stile muzikore të ndryshme./Katror.info