Sonte, Bashkimi i Prizrenit do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për FIBA Europe Cup, duke u përballur me kampionët e vitit 2023, Anwil-in e Polonisë. Ndeshja fillon në orën 19:00 në palestrën “Sezai Surroi”, ku pritet një atmosferë e jashtëzakonshme nga tifozët e zjarrtë të Portokallezit.
Ky do të jetë debutimi i Bashkimit në këtë kompeticion europian, dhe ekipi prizrenas kërkon mbështetjen maksimale të fansave në këtë sfidë të fortë. Nënkampionët e Kosovës do të përballen me një skuadër të cilësuar si shumë e fortë, duke bërë pritshmëritë për një duel emocionues.
Anwil, fitues i FIBA Europe Cup në 2023, në edicionin e fundit arriti deri në raundin e 1/16, duke e bërë sfidën ndaj Bashkimit një test të vërtetë për ekipin prizrenas.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 1 tetor në Poloni, dhe skuadra që del më e fortë nga dy përballjet do të kualifikohet në grupet e FIBA Europe Cup./Katror.info