Episodi i parë rikthyes i “Jimmy Kimmel Live!” që nga pezullimi i tij, arriti mesatarisht 6.3 milionë shikues në statcionet televizive, sipas ABC, më shumë se trefishi i shikueshmërisë normale të emisionit, ndonëse programi nuk u transmetua në dhjetëra tregje.
Në demografinë kryesore të reklamuesve, shikuesit nga 18 deri në 49 vjeç, ky ishte “Ishte episodi i tij më i ndjekur i rregullt në më shumë se një dekadë”, thanë nga ABC të mërkurën pasdite, shkruan CNN.
Në YouTube, Kimmel po fiton më shumë se një milion shikime në orë. Duke kombinuar ABC, YouTube dhe platformat e mediave sociale, monologu i Kimmel rreth lirisë e shprehjes në Amerikë ka arritur tek dhjetëra miliona njerëz, dhe numri i shikimeve vazhdon të rritet.
Shifrat paraprake të Nielsen-it, të cilat do të rriten më vonë kur të llogaritet edhe shikueshmëria on-demand, janë edhe më të dukshme duke pasur parasysh se transmetimi i Kimmel nuk u shfaq në shumë stacione lokale të lidhura me ABC. Dy grupe të mëdha televizive, Nexstar dhe Sinclair, po vazhdojnë mostransmetimin e talk-show-in. Shikuesit kureshtarë në këto ndoshta u drejtuan në YouTube dhe platformat e tjera streaming për të parë monologun pothuajse 30-minutësh të Kimmel.
Videoja e monologut është parë më shumë se 15 milionë herë në YouTube deri tani, duke e bërë monologun më të shikuar të Kimmel-it në platformë deri më sot.
Më parë, videoja më e shikuar e Kimmel-it në YouTube ishte monologu ku ai, tetë vite më parë, tregoi me lot për sëmundjen e zemrës së djalit të tij, Billy./Katror.info