Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përfunduar mandatin e tij pesëvjeçar, duke dërguar një mesazh lamtumire përmes një videoje.
Rohde ka thënë se do t’i mungojë Kosova.
“Do të më mungojë Kosova, jo vetëm moti, por edhe mirësjellja e njerëzve, ecjet në natyrë. Kur të kujtoj Gërminë ku shpesh përdor biçikletën time malore, këto gjëra do të më mungojnë pasi se të kthehem në Berlin”, tha Rohde.
Si një ndër arritjet më të mëdha e ka përmend liberalizimin e vizave.
“Liberalizimi i vizave në vitin 2024 ishte një arritje e madhe. Ka gjithashtu gjëra që nuk janë realizuar, si anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës. Lidhjet mes vendeve tona janë unike. Siç e dini, 600 mijë kosovarë ose gjermanë me prejardhje kosovare jetojnë në Gjermani. Ky numër po rritet. Jam i sigurt se lidhjet tona do të vazhdojnë të rriten. Ne do të jemi një partner i madh i Kosovës. Kemi qenë një partner i madh që nga pavarësia”, është shprehur ambasadori.
Ai ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta mirëpresin pasardhësin e tij, Rainer Rudolph, i cili pritet të marrë detyrën së shpejti.
“Do të doja t’ju lutesha që t’ia zgjasni mirësinë dhe miqësinë tuaj edhe pasardhësit tim. Si dhe, për të qëndruar në gjuhën e futbollit, unë së shpejti do t’ia kaloj topin atij”, tha Rohde./EO/Katror.info