Ditën e diel priten reshje shiu, veçanërisht gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Temperaturat mbesin të ulëta, me maksimumet rreth 17°C.
Deri në fund të shtatorit, vendi do të vazhdojë të përjetojë mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë, duke zbritur në 15-16°C, ndërsa minimalet mund të shkojnë deri në 6-7°C.
Erërat do të fryjnë nga veriu dhe verilindja, të lehta deri mesatare, me shpejtësi 2-8 m/s dhe me hove deri në 12 m/s ditën e hënë./Katror.info