Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës, e cila do të mbahet në orën 15:00, në ambientet e institucionit. Mbledhja do të kryesohet nga z. Kreshnik Radoniqi, në cilësinë e Kryesuesit të KQZ-së.
Në rend dite parashihet shqyrtimi dhe miratimi i disa çështjeve me rëndësi për organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2025. Fillimisht do të shqyrtohet dhe miratohet procesverbali i mbledhjes së kaluar (Nr. 59/2025).
Më pas, Këshilli për Operacione Zgjedhore do të paraqesë disa rekomandime për miratim, përfshirë:
Emërimin dhe përbërjen e këshillave të vendvotimeve të rregullta dhe rezervë për Zgjedhjet Lokale 2025;
Emërimin e ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit;
Miratimin e procedurës standarde të veprimit për të drejtat dhe detyrat e vëzhguesve gjatë procesit zgjedhor.
Në fund të mbledhjes është paraparë edhe pika “Të ndryshme”, ku mund të diskutohen çështje të tjera me interes për punën e KQZ-së dhe procesin zgjedhor në përgjithësi./RTK/Katror.info